Dega e Forumit Rinor Islam në Shkup, vazhdon me realizimin e projekteve të platformës “Mozaiku Rinor”.

Këtë të shtunë u realizua takimi i katërt me shkollarët e mesëm të Shkupit që ndjekin projektin Incept, pranë Forumit Rinor Islam.

Tema e rradhës e cila u trajtua në këtë takim ishte “Rëndësia e kodit etik” me trajnues Abdulhamid Mustafa, duke e bërë këtë një ambient sa më argëtues.

Trajnuesi gjegjësisht foli për etikën e përshëndetjes dhe teknikat e dominimit, kodin e veshjes, etikën ushqimit, dhe me këto parime ai arriti të sqarojë se si kjo tërësi e vlerave apo këto standarde të sjelljes na bëjnë njerëz më të mirë dhe kështu vendosim një vijë dalluese midis të mirës dhe të keqes në shoqëri.

6 janar, 2024