Categories
Lajme FRI Ramazani

RËNDËSIA E RAMAZANIT, AGJËRIMI, NXËNËSIT DHE PËRGJEGJËSITË E TYRE

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri” organizoi një aktivitet me temën: “Rëndësia e Ramazanit, agjërimi, nxënësit dhe përgjegjësitë e tyre”.
Ky organizim mblodhi nxënës të shumtë për të reflektuar mbi vlerat shpirtërore dhe edukative që muaji i bekuar i Ramazanit sjell në jetën e tyre. U diskutua mbi të gjitha për obligimet tona gjatë këtij muaji, me theks të veçantë për përgjegjësitë dhe obligimet e një nxënësi ndaj shkollës.
Takimi u hap nga drejtori i shkollës z. Nagri Rexhepi, për të vazhduar pastaj kryetari i FRI-Kumanovë, Memedali Limani. Duke falënderuar për mundësinë e dhënë nga drejtori dhe stafi i shkollës, ai shprehu se si pjesë e rinisë thirrin që agjeruesi i mirë duhet të insistojë e të tentojë të jetë nxënës i mirë, i përpiktë dhe i suksesshëm.
Ligjëratën kryesore e zhvilloi Imami i Xhamisë Qendrore të Qytetit, Hoxhë Shaban Neziri, i cili ndau mesazhe të fuqishme mbi rëndësinë e Ramazanit në përmirësimin personal dhe shoqëror. Gjatë këtij debati u përfshinë edhe nxënësit me pyetjet dhe komentet e tyre.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët për këtë iniciativë frymëzuese!
Kumanovë, 27 shkurt 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version