Shqipëria është ngjitur në vendin e 43 në renditjen e FIFA-s të muajit maj, duke regjistruar kështu renditjen e saj më të mirë në histori. Kombëtarja kuqezi ka lënë pas ekipe si Paraguaji, Turqia apo Australia, kombëtare të cilat janë të zakonshme në fazat finale të kampionateve botërore.
Renditja e FIFA-s vazhdon të kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.
Nuk ka asnjë ndryshim në 10 vendet e para pasi në këtë muaj janë luajtur vetëm 7 takime, të gjitha miqësore. /albeu.com/
SPANJË