Edhe kësaj here, Universiteti Epoka rrëmben vendin e parë si Universiteti më i mirë në Shqipëri.
Renditja e përpiluar nga Spanish National Research Council (CSIC) bazohet në popullaritetin e ueb-faqeve të 22 mijë kolegjeve dhe universiteteve të botës. Më konkretisht klasifikimi analizon prezencës online (50%) dhe aktivitetin e universitetit përmes punimeve shkencore të publikuara në “Google Scholar” si dhe në revistat shkencore me impakt faktori (50%).
Në bazë të kësaj renditjeje, “Epoka” zë vendin e parë, duke lënë pas madje edhe Universitetin e Tiranës. Në rang global, “Epoka” renditet i 7832-ti, ndërsa Universiteti i Tiranës i 8667-i. Vendin e tretë për Shqipërinë renditet Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë, i pasuar nga Universiteti Politeknik.
Universiteti BEDËR, i hapur vetëm tre vite më parë, renditet i pesti, duke lënë pas shumë universitete jo vetëm private, por edhe shtetërore.
Nga pesë universitetet e tjera që përfshihen në dhjetëshe, katër janë shtetërore dhe njëri privat. /Start/
Categories