Republika Autonome e Krimesë po jeton ditë kritike.
Pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, Krimeja ka arritur në pikën e shkëputjes nga Ukraina.
Është marrë vendim për ndalimin e përdorimit të ukrainishtes në qytetin Sivastopol dhe përdorimin e rusishtes në korrespondencat zyrtare.
Ndërkohë që polarizimi ndërmjet përkrahësve të Ukrainës dhe Rusisë në Krime vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë, vëmendja është kthyer nga turqit tatarë të kësaj krahine autonome.
Qeverisja pro Rusisë ka kërkuar mbështetjen e turqve tatarë.
Kryeministri i Krimesë, Sergej Aksjonov u ka propozuar turqve tatarë një zëvendëskryeministër dhe dy ministri.
Në periudhën e Bashkimit Sovjetik ndaj turqve tatarë regjimi zbatoi politika të spastrimit etnik dhe rreth 250 mijë turq tatarë u internuan në rajone të ndryshme, kryesisht në Azinë Qendrore.
Për këtë arsye turqit tatarë mbajnë një qëndrim të distancuar ndaj lidhjes së vendit të tyre sërish pas Moskës.
Kryeministri Aksjonov mundohet të siguroje përkrahjen e turqve tatarë dhe për këtë qëllim ka hapur edhe ‘qesen e lekëve’ për tatarët e rikthyer nga internimi.
Aksjonov premton se për sistemimin e turqve të Krimesë që kanë mundësi të rikthehen në atdheun e tyre do të harxhojë në vit 22 milionë dollarë.
Në prag të referendumit që do të mbahet në 16 mars rrugët e Krimesë janë bërë skenë e protestave pro-ruse.
Nga ana tjetër është rrëmbyer komandanti i repartit të ushtarëve ukrainas në qytetin Bahçesaraj, nënkoloneli Vladimir Sadovnik.
Kurse Ukraina nuk ka ndërmend ta lërë Krimenë të shkëputet prej saj.
Të mërkurën Kryeministri i Ukrainës Arsenij Jacenjuk do të takohet në Uashington me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama.