Categories
Lajme

Retorika anti-islame shkak i konvertimit të politikanëve holandez

Me rritje të islamofobisë, rritet edhe numri i konvertimeve në Islam.

Pas studimeve të shumta shumë jo-muslimanë i afrohen Islamit për t’u njoftuar me realitetin e tij, dhe kur e kuptojnë, ata e pranojë me sinqeritet të plotë.

E njëjta gjë ndodhi në transformimin e pabesueshëm personal dhe politik të Arnoud van Doornit, ish-anëtarit të vjetër të partisë politike të Geert Wildersit (PVV), i cili ditë më parë u konvertua në Islam, duke thënë se retorika anti-muslimane e partisë ishte shkaktuare që t’i qaset studimit të Islamit.
“Vazhdimisht ka pasur mendime dhe qëndrime negative rreth Islamit, prandaj unë menova se këtë duhet ta studioj personalisht dhe të shoh se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e pavërtetë. Unë e kuptoj se shumë njerëz janë skeptik, sepse vendimi im ishte i papritur për ta, por njerëzit e mi të afërt e dinin se unë në mënyrë aktive kam studiuar Kur’anin dhe shkrimet tjera për një vit. Nuk jam nga ata njerëz që i pranojnë verbërisht mendimet e të tjerëve pa kontrollimin personal.
Kam bërë disa gabime në jetën e time, por me kalimin tim në islam ndjej se jam në rrugën e duhur”, thotë van Doorn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version