Të harrohen disfatat në dy “Clasico”-t e fundit me Realin dhe të përmbyset humbja 2-0 kundër Milanit në Champions. Operacioni “Remuntada” (Përmbysja) ka nisur tashmë në shtëpinë e Barcelonës dhe revolucioni do të jetë total.
Sipas raporteve që vijnë nga Spanja, katalanasit do të zbresin në fushën e “Kamp Nou”-t më 12 mars me një skemë 3-3-4 super sulmuese, që do të kthehet në 3-4-3 në mbrojtje.
Pra, ekipi i Vilanovës synon që vazhdimisht të gjendet me tetë lojtarë në gjysmëfushën e Milanit.
Synimi është i qartë: të sulmohet nga sekonda e parë deri në të fundit, duke pasur parasysh që me shumë gjasa kuqezinjtë do të rreshtohen në mbrojtje të suksesit 2-0 në “San Siro”.
/Start
EDITOR
12 years ago
previous article
Ndërpritet loja, në garë për të kapur ketrin (Foto)
next article