Forumi Rinor Islam – dega Shkup për nxënësit që kishin ndjekur projektin Eureka, në kuadër të platformës Mozaiku Rinor realizoi shëtitje njëditore në Kodrën e Diellit.

Projekti Eureka është i destinuar për nxënësit më të mirë të shkollave fillore, gjegjësisht klasave të nënta. Projekti ka zgjatur gjashtë javë dhe është i realizuar nëpërmjet ligjëratave, trajnimeve dhe vizitave.