Franck Ribery ka treguar edhe në “Camp Nou” që është një lojtar i madh dhe për më tepër ka zemër të madhe. Pas ndeshjes, drejt francezit u lëshua nga tribuna një tifoz, jo për ta sulmuar, por për ta takuar dhe përshëndetur atë. Ai sfidoi forcat e policisë, duke kërcyer me Ribery dhe përqafuar atë.
Forcat e sigurisë më pas e kapën, por Ribery u dhuroi fanellën. “Nuk e njihja, por ai më foli frëngjisht dhe më tha: “Franck je më i miri!”. Ishte gazmor. Njeri i pafajshëm. Ne kërcyem dhe festuam bashkë. Uroj që të mos ketë vuajtur nga ai inskenim. Kam besim, pasi Forcat e Sigurimit ishin mjaft të përgatitur”, tha Ribery.
Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, tifozi ka qenë më pas në xhami ku është falur së bashku me yllin francez të Bayern Munchen. /albeu.com/
EDITOR
12 years ago
previous article
Shqiptari shpall konkursin për "nxënësin më të keq në Gjermani"
next article
Hafiz Ibrahim Fehmiu
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago