Categories
Lajme FRI

Ribotohet libri "Rojtarët e identitetit"

Emri i librit: Rojtarët e identitetit
Autor: Bashkim Aliu
Lektor: Namir Lapardhaja
Korrektor: Agim Abazi
Botues: Furkan ISM

 
Botimi i parë më 2012, botimi i dytë më 2013.
Botimi i parë është Sponsoruar nga:
-Xhamia e Wetzikonit (AIKV), Wetzikon (ZH), Zvicër.
-Xhamia “Mërgimi”, Afoltern am Albis, Zvicër.
Botimi i dytë është sponsoruar nga Ministria e Kulturës e RM dhe Shtëpia Botuese:Furkan ISM.
Libri në fjalë flet për tiparet e besimtarit, gjegjësisht për elementet përbërëse të identitetit të besimtarit. Identiteti nënkupton veçoritë me të cilat identifikohet qenia, botëkuptimet, idetë, ndjenjat dhe sjelljen e njeriut. Në fakt, identiteti e jep përgjigjen në pyetjen:Kush jam unë? Elementet të cilat e përbëjnë identitetin e njeriut u referohen burimeve të ndryshme, mvarësisht se për çfarë sfere është fjala.
Ne këtu kemi për qëllim identitetin fetar që e ka burimin apriori në besim, ndërkaq marrë parasyshë fleksibilitetin e vetë besimit islam, faktorët tjerë participojnë në formulimin e identitetit kulturor të besimtarit mvarësisht prej kompatibilitetit të këtyre faktorëve me mësimet bazike të Islamit.
Ka shumë hapësirë të flitet e të debatohet për formësimin e identitetit të besimtarit në kohën e globalizimit dhe ndikimit të të gjitha segmenteve jetësore, normalisht edhe segmentit të besimit apo të identitetit të besimtarit, nga procesi -e në daç thuaj projekti- i globalizimit, por është një e vërtetë për të gjitha kohët dhe të gjitha rrethanat se burim parësor frymëzimi ideor për rojtarët e identitetit të besimit do të jenë përgjithmonë fjalët e Allahut dhe të të dërguarit të Tij, Muhamedit s.a.v.s., e burim frymëzimi praktik do të jenë veprat dhe sjelljet e të dërguarit të Allahut, shokëve të tij dhe brezave të artë të Islamit.
Rëndësia e këtij libri qëndron në atë se besimi paraqitet si forcë që e mban njeriun në binarin e duhur, në rrugën e drejtë dhe e bën t’i kontrollojë sjelljet dhe veprimet në të gjitha situatat. Poqese mungon besimi, në fakt jetës së njeriut i mungon balansi dhe drejtpeshimi, gjykimit maturia dhe urtësia dhe vendimeve mençuria dhe drejtësia. Besimi e mbron identitetin dhe njeriun nga shthurrja.
Libri përbëhet prej titujve vijues:
Hyrje; Të bindur në vërtetësinë e fjalëve pejgamberike; Burra të fjalës; Promovues të besimit; Llogaritës të fjalëve; Përgjegjës për veprimet; Dashamirë të diturisë; Krenarë me devotshmërinë; Udhëheqës të drejtë; Durimtar në sprova; Sprovat e thirrësve; Njerëz optimistë.
Në fund jepet pasqyrë e literaturës së shfrytëzuar.
Libri ka 187 faqe.
Në perëndim mund ta porosisni në librarinë e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih përmes internetit në adresën: www.islamischen.ch
Në Prishtinë, këtë libër mund ta gjeni në librarinë Sira.
Në Maqedoni, librin mund ta gjeni në Shtëpinë Botuese Furkan ISM-Shkup, si dhe në libraritë tjera islame në trojet shqiptare.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version