FRI – Dega Kumanovë filloi me ciklin e ri të ligjëratave me temë “E drejta familjare”.
Ligjërata e parë u realizua me hoxhë Imer Mustafa, i cili para të pranishmëve shtjelloi rregullat e fejesës në jurisprudencën Islame.
Pjesa e fundit iu takoi të pranishmëve, të cilët patën mundësi të parashtrojnë pyetje rreth temës në fjalë.