Me fillimin e vitit të ri shkollor, fillojnë edhe aktivitetet rinore të Forumit Rinor Islam, gjegjësisht projektet e “Mozaikut Rinor”.

Kështu, këtë fundjavë në Kumanovë e Prilep, kemi filluar realizimin e projektit “Eureka”, që realizohet me nxënësit e klasave të nënta.

Takimi i parë u realizua ndërmjet nxënësve dhe ekipeve të punës, me qëllim të njoftimit mes vete dhe me familjen e Forumit Rinor Islam.

Realizimi i këtyre projekteve do të vazhdojë edhe në degët tjera të Forumit Rinor Islam, me shpresë që të vazhdojmë të ndriçojmë rrugën e të rinjëve.

14 tetor 2023