Categories
Lajme FRI

Rikthehet “vetëtima” Bold

Kampioni olimpik dhe rekordmeni botëror në 100 e 200 metra, Usain Bolt është rikthyer sërish si kampion, këtë herë më Oslo të Norvegjisë.
Xhamajkani, në një eveniment të “Diamong League”, vendosi mbrëmjen e së enjtes rekordin e kohës më të shpejtë të vitit, me 19.79 të 200 metrave.
Kjo është prova më e mirë përpara kampionatit kombëtar xhamajkan, i cili duke parë rivalitetin atje, rekordi i radhës i Boltit ka fituar një vëmendje ndërkombëtare.
Ndërsa pritet me padurim përballja e Bolt me Warren Blake, në Xhamajkë, kampionati kombëtar do të ketë këtë herë edhe një qëllim të dytë, atë të përcaktimit të të kualifikuarve për Botërorin e ardhshëm të Moskës.
Rekordmeni botëror javën e kaluar u befasua nga Justin Gatlin në Romë, në vrapimin 100 m.
Rivali kryesor i Boltit, në mungesë të atletëve tjera nga Xhamajka apo SHBA-ja, ishte kampioni evropian Churandy Martina nga Holanda, por ai u skualifikua për shkak të startit të gabuar.
Për femrat, në 100 metra triumfoi bullgarja Ivet Lalova me kohën 11.04 sekonda.
Youssef Ahmed Masrahi nga Arabia Saudite doli i pari në 400 m. Çekja Suzana Hejnova ishte më e suksesshmja në 400 metra me pengesa, derisa Meseret Defar nga Etiopia fitoi në 5000 m.
/Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version