Ishte gati për të shkuar në prodhim, pastaj ra në harresë dhe tani kthehet sërish në qendër të diskutimeve. Bëhet fjalë për Volkswagen BlueSport, prototipi i cili në vitin 2009 ishte gati për të nisur prodhimin por kompania gjermane nuk e bërë një gjë të tillë.
Duket se tashmë ajo është kthyer në modë. Shpresojmë që makina dy-vendëshe të jetë së sshpejti në rrugë pasi është një makinë interesante. Përveç kësaj, një kompani si Volkswagen mund të përballojë shumë mirë kostot për prodhimin e saj dhe prototipi me motorin e saj 4-cilindërsh i realizuar nga Zuffenhausen në vitin 2009, mund të bëhet shumë shpejt realitet.
Motori 4-cilindrash me 2-litra TDI me 180 hp dhe 350 Nm, mund të shtyjë këtë makinë nga 0 në 100 km/h në vetëm 6.6 sekonda ndërsa makina sportive arrin një shpejtësi prej 226 km/h. /albeu.com/
Categories