Categories
Lajme

Rindërtohet xhamia Allaxha në Foça të Bosnje-Hercegovinës

Në Bosnje-Hercegovinë, perlën e Ballkanit po restaurohen veprat e shkatërruara gjatë luftës.
Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë po rindërton në përputhje me origjinalin, Xhaminë Allaxha në qytetin Foça.
Turqia është vënë në veprim për rindërtimin e xhamisë Allaxha. Ajo ishte ndër xhamitë e rralla të ndërtuara nga osmanët në Ballkan dhe për rindërtimin e saj u nënshkrua një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë dhe Drejtorisë së Vakëfeve të Unionit Islamik të Bosnje-Hercegovinës.
Ndërsa në ceremoninë e përurimit të bibliotekës Gazi Hüsrev Bey në Sarajevë morën pjesë shumë të ftuar, ndër të cilët ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë Adnan Ertem, Ambasadori i Turqisë në Bosnje-Hercegovinë Ahmet Yıldız, Reis-ül ulema i Bosnje-Hercegovinës Hüseyin Kavazoviç.
Pas leximit të Kuranit Kavazoviç shprehu falënderimet për projektet në Bosnje. Xhamia Allaxhallë e shkatërruar gjatë luftës së viteve 1992 nga ushtarët serbë, ishte ndërtuar në vitin 1549.
Kjo xhami që ishte një nga veprat më të rëndësishme osmane në Bosnje, zinte vend në listën e trashëgimisë botërore UNESCO. Gjatë luftës në Bosnje u shkatërruar 1 500 xhami.

Exit mobile version