Në kuadër të ligjëratave javore, Forumi Rinor Islam – dega në Prilep realizoi ligjëratën e radhës me temë “Rinia e Muhamedit (alejhi selam)”.
U fol për jetën rinore të Pejgamberit dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar gjatë asaj periudhe. U përmend edhe pakti dhe parimet e drejtësisë që i ka praktikuar në periudhën para se t’i zbres shpallja nga Allahu.
Prilep, 12 nëntor 2022