Categories
Opinione

Robotë të sistemit

Më thuani nëse njeriu i nënshtrohet një sistemi as që nuk e njeh, dhe për këtë është i pavetëdishëm, a shndërrohet në një robot të sistemit?… Për fat të keq po, njeriu cdo ditë e më tepër po e humb vlerat e tij humane, dhe po kthehet në një robot i cili vepron pa dëshirën e vet.
Politika e globalizmit në botë ka bërë që bota të kthehet në një fshat të vogël, e cila kulturat e ndryshme të popujve kthehen vetëm në një kulturë të vetme, ku përditë e më shumë po zbehen vlerat e shtetit-komb, veçoritë kulturore, historike dhe sociale të tij.
Sot, globalizmi, njeriut me vetëdije apo pa vetëdije ia imponon : si të mendoj, si të veshet, si të duket, si të flasë, si të harxhojë, si të fitojë, si t’i vë qëllimet e jetës… etj.
Dhe kjo padyshim është një shkatërrim i vlerave njerëzore, e cila pason me humbjen e nocioneve shumë normale të sociologjisë.
Mund të ketë kritik të cilët thuajnë: ‘nëse është shkatërrim i vlerave njerëzore, pse po veprojnë konform sistemit?’… Për fat të keq shumica e njerëzve nuk janë të vetëdishëm për këtë, dhe as që mund t’a bindësh se janë shndëruar në robotë të sistemit. Këtu po më kujtohet një fjalë e autorit amerikan Mark Twain: “Më lehtë është të mashtrosh njerëzit, sesa ta bindësh se janë të mashtruar.” Pra shumë thjeshtë, qenia njerëzore është në rrezik nga pushtimi i sistemit të globalizmit, kurse rreziku tjetër që pason është se njeriu nuk është i vetëdishëm për këtë pushtim mental.
Për robotët e sistemit kemi shembuj të shumtë, mirëpo për fillim do ta marrim më aktualen…
Festimi i fundvitit, dhe harxhimet marramendëse:
Viti i ri është një sferë e gjërë përfitimesh materiale për firma të ndryshme, si dhe përfitime epshore të njerëzve. Harxhimet marramendëse që bëhen në këtë natë, nëse do përdoreshin për nevojtarët do të mund ta shpëtojë tërë botën nga varfëria, sepse harxhimet për fat të keq arrinë në shifra qindra miliardëshe.
Me sa kam vërejtur, ai që e feston vitin e ri, zakonisht pinë alkool (në këtë ditë), e mbush shtëpinë me mbeturina pagane (bredhi, qiritë etj), del jashtë dhe shkon në vende për të plotësuar egot e tyre seksuale. Këto njerëz zakonisht shpenzojnë para të mëdha alkoolit, fishekzjarrëve, lëngjeve tjera ndërsa në anën tjetër pretendon se e ka gjendjen jo të mirë ekonomike. Ende nuk e kuptoj se cka ndryshon në jetën e njeriut pas natës së vitit të ri?
Asnjë njeri në botë nuk dëshiron plakjen, kalimin e vitit e cila simbolizon afrimin e tij drejt vdekjes. Atëher përse festimi i plakjes?… Shumë thjeshtë, Sepse sistemi urdhëron ashtu.
Në këtë sistem kapitalist ti deshe apo nuk deshe duhet të harxhosh ndonjë para për fundvit, interesant pa dallim gjendje ekonomike ata marrin gjëra për vitin e ri, dhe kontribojnë në sistemin kapitalist të cilën e ka qëllim të përfitoj materialisht nga ti.
Imponuesit e sistemit:
Sistemi globalist imponuesin nr.1 e kanë mediat.
Mediat me të gjitha mundësitë e tyre deportojnë pothuajse në cdo shtëpi në botë, dhe e kryen detyrën mjeshtërisht. Njeriu njëfar mënyre po patjetërsohet dhe po vetëmashtrohet.
Shtytjen kryesore dukurisë së globalizimit i dha zhvillimi i teknologjisë, sidomos zhvillimi i teknologjisë së komunikimit dhe informimit. Krijimi i mundësive teknologjike për transmetime audiovizuale të programeve të mediave ndërkombëtare përmes satelitëve komunikues bëri që informatat dhe lajmet të përhapen shumë shpejt, duke afruar në këtë mënyrë popujt dhe kulturat e tyre. Këto transmetime bënë që bashkë me informatat, të përhapen edhe veçoritë sociokulturore të popujve të botës. Kulminacioni i këtij përparimi, padyshim, ishte zbulimi i mikroprocesorëve ose çipave të kompjuterëve. Në këtë mënyrë mund të thuhet se bota kaloi nga shoqëritë industriale, në shoqëri postindustriale, apo, siç i quan ndryshe Manuel Castells, në “shoqëri informacionale”
Sa i përket ndikimit të globalizimit në jetën e njerëzve, shumë autorë janë shprehur se globalizimi është duke e çuar botën drejt një homogjenizimi, ku njerëzit në të katër anët e botës jetojnë, punojnë e mendojnë në mënyrë të ngjashme.
Consume, Obey, Die
Që do të thot: Konsumo, Nënshtrohu(sistemit), dhe Vdis.. Nëse analizohet mirë po bie një term tejet nëncmues për njeriun. Për fat të keq sistemi kapitalist globalist në botë po e dirigjon njeriun ashtu si po dëshiron vetë. Dhe njeriu pa e analizuar mirë pasojat e kësaj i nënshtrohet, bile as që është duke ditur se cfarë po ndodh.
Çfare po ndodh? – Qëllimi i sistemit po shihet haptazi në slloganin më lartë, njeriun po e detyron të konsumoj sa më shumë, të blej gjëra të panevojshme, të nënshtrohet sistemit(edhe nëse nuk dëshiron) dhe të vdes sa më shpejt, sepse sistemit nuk i intereson mirëqenia jote, e as që mendon për ty.
Qëllimi tjetër i sistemit është që njeriu të harrojë edhe vetë qëllimin e jetës, të merret me gjëra që nuk i hyn në punën e tij, dhe të ketë një jetë pa ideale, pa qëllime, pa sukses. Thjesht të harrojë misionin e vet.
Pra, a do të nënshtrohemi sistemit dhe të harrojmë se pse jemi në këtë botë?, Apo do të vetëdisohemi dhe të themi stop këtij sistemi johuman, antinjerëzor e cila nuk mendon për ty por vetëm për vete?!
Kjo mbetet aftësive tona të rizgjimit, dhe të vetëdisimit….
Me shpresa se do të bëhemi të fortë me identitetin tonë, dhe të lirohemi nga barierat mentale që na imponohen cdo dite.

Exit mobile version