Ismail Faruki
Me të vërtetë familja është forma më e bukur për përhapjen e Islamit në perëndim. Me aq sa di unë, asnjë institucion dhe asnjë mekanizëm në botë nuk mund ta përçojë Islamin më këndshëm, sesa shembulli i gjallë i një familje myslimane në gjirin e shoqërisë perëndimore. Familja myslimane, nëse vërtet është e tillë, është ideali më i lartë, të cilin synojnë ta arrijnë qytetarët perëndimorë. Me fjalë të tjera, realiteti i sotëm perëndimor është krejtësisht i përmbysur; kur ata pohojnë se mund të jenë të fundit përsa i përket zhvillimit njerëzor, social dhe moral, nga ajo që shohim rreth nesh dhe mes nesh, familja islame me idealet, normat dhe standardet morale qëndron në majat më të larta dhe si rrjedhim nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të bindur perëndimorin, jomyslimanin dhe jomyslimanen, për vlerat e Islamit, për madhështinë e tij, se sa ftesa për një vizitë në një familje myslimane. Por me një kusht, që kjo familje të jetë familje e mirëfilltë myslimane. Thënë ndryshe, ajo duhet të jetë një familje vërtet islame dhe që jeton sipas standardeve, që kërkohen prej një familjeje të tillë. Në lidhje me dialektikat e kësaj marrëdhënieje:
Ç`thuhet për seksin paramartesor
Pikë së pari, para se një familje të jetë formuar apo të ketë lindur, a mund të përfshihemi përpara martesës në ato lloj marrëdhëniesh familjare, identike me ato që gëzon një familje e bekuar dhe e ligjëruar? Thënë më troç, ç`mund të themi për seksin paramartesor? Nuk ka dyshim, se bijat tona nuk e praktikojnë një gjë të tillë. Ata e ruajnë nderin dhe pastërtinë e tyre dhe për ne marrëdhëniet intime janë të ligjshme vetëm në një lidhje martesore, pra vetëm në një jetë familjare. Ky kufizim në lidhje me etikën tonë seksuale na mbron nga gjithë të këqijat, që sjell seksi i shthurur, liria seksuale, siç po na shohin sytë sot në shoqëritë perëndimore. Pasojat e kësaj shthurjeje janë të qarta dhe çdokush mund t’i shohë. Përhapja e sëmundjeve gjenitale, zhgënjimi i të sapomartuarve në javën e parë të martesës pasi tashmë çdo gjë është provuar. Të mësuarit me më shumë se një partner imtim, shndërrohet në një ves, që vazhdon edhe pas martesës, duke zhdukur kështu dhe grimcën e fundit të besimit në familjen perëndimore. Në sytë e të atit, fëmijët janë të paligjshëm, sepse ai nuk është babai i tyre dhe e gjithë kjo sjell shkatërrim të ndjenjave.
Drejtuesit e lëvizjes perëndimore për çlirimin e gruas, praktikisht po e tërheqin mbrapsht atë, që mbështetën në emër të lirisë seksuale në vitet 50, 60 dhe në fillim të viteve 70, sepse tashmë ata i drejtojnë një tjetër mesazh vetes dhe mbarë shoqërisë: “Nuk është kjo, ajo që kemi ëndërruar të arrijmë nëpërmjet çlirimit të gruas. Me këtë duket sikur i kemi hapur rrugë një përbindëshi, që po gllabëron pozitën tonë në shoqëri dhe po e çon atë në degjenerim”. Po ashtu, ju keni dëgjuar edhe për shtatzënitë e adoleshenteve apo të nënave të pamartuara. Keni dëgjuar edhe për vrasjen e foshnjave, se si njerëzit i hedhin pa mëshirë bebet në kazanët e mbeturinave apo për foshnjat e lëna mjerueshëm pas dyerve. Në ditët e sotme ekziston një biznes gjigand i tregtimit të foshnjave, që është i pashembullt në historinë e perëndimit dhe i ashtuquajturi ideal i çlirimit të grave, në emër të një karriere, që do t’u japë atyre dinjitet dhe respekt, ka dështuar totalisht. Me gjithë punën e madhe që është bërë në këtë fushë, gratë akoma shihen si kukulla dhe objekte seksi. Ata ende paguhen pak dhe ligjërisht janë ende të mangëta. Me fjalë të tjera, ka shumë të drejta ligjore, që gratë nuk i gëzojnë në krahasim me burrat dhe kështu e gjithë kjo lëvizje që ju dha liri grave me qëllim përmirësimin e gjendjes së tyre, solli shkatërrim si mbi to ashtu edhe mbi familjen. Ndërsa, familja myslimane, duke ruajtur idealin islam të pastërtisë dhe ligjshmërisë seksuale vetëm në martesë dhe në jetë familjare, është e mbrojtur nga gjithë këto ligësi. Në Nju Jork, ku në hyrje të bibliotekës publike qëndrojnë dy luanë prej guri, ka një shprehje, ku thuhet se sa herë që ndonjë virgjëreshë kalon andej, ata fillojnë të lëshojnë një britmë. Mirëpo kohët e fundit këtë shprehje e kanë ndryshuar: luanët klithin, sa herë që andej kalon një grua që ka ruajtur shëndetin e saj mendor. Falenderojmë vetëm Zotin, që në sajë të virtytit dhe mbajtjes së idealit islam për ruajtjen e nderit dhe pastërtisë, ne jemi të mbrojtur nga gjithë këto të këqija.
Së dyti, familja në Islam është familje patriarkale dhe patriarku, me të cilin kuptojmë kokën e familjes, mban mbi shpatulla barrën e një sërë përgjegjësish. Përkrah këtyre përgjegjësive, ai ka në dorë dhe timonin e drejtimit të familjes. Ai është boshti, rreth të cilit rrotullohet jeta familjare, por duket të sqarojmë, se të gjitha fjalët që qarkullojnë, se burri është superior mbi gruan, janë fjalë boshe nëse me to nuk kanë në mendje rolin drejtues dhe përgjegjësitë e tij. Kjo çështje është shumë thelbësore. Për rastin e universit, të kozmosit, Allahu i Lartësuar na ka thënë në librin e Tij të shenjtë: Me fjalë të tjera, është e pamundur të kesh një drejtim, një organizim dhe një preokupim të vazhdueshëm siç është rasti i familjes, pa caktuar dikë si drejtues dhe përgjegjës. Kjo është mëse e vërtetë. Kjo është ajo, që Allahu i Lartësuar kërkon prej nesh të arrijmë dhe kuptojmë, kur vendosi për ne të drejtuarit, familjen si sistem patriarkal, sepse sheriati, pa keqardhjen më të vogël, e konsideron familjen si sistem patriarkal. Anija nuk mund të udhëtojë gjatë në det pa pasur njëkohësisht kapiten dhe timon. Allahu na ka begatuar ne, duke e veshur patriarkun e familjes me këtë aftësi drejtuese dhe duke kërkuar prej tij përmbushjen e kësaj detyre, përmbushjeje që vihet dhe para ligjit. Një baba, që nuk i kryen këto përgjegjësi, sipas Sheriatit përballet me ligjin. Ai mund të akuzohet nga çdo anëtar i metit, sepse umeti dhe sheriati e konsiderojnë këtë rol si kushtetues, sepse është një rol publik.
Një përparësi e tretë që gëzon familja myslimane dhe që i mungon shumë familjes perëndimore, është ajo e një fortese shoqërore, që fillon shumë kohë para martesës, por lidhja e veçantë që ne shpeshherë i referohemi si rënie në dashuri, supozohet të fillojë dhe të ushqehet vetëm pas martesës dhe jo para saj. Para martesës ka një afrimitet shoqëror mes dy familjeve. Pas martese, njeriu bëhet pjesë e kësaj lidhjeje, me vendosmërinë për ta forcuar atë akoma më tej. Së këndejmi mundësitë që afrimiteti i bazuar në dashurinë e ndërsjellë mes burrit dhe gruas të rritet, të bëhet më i sigurt dhe të forcohet akoma më tej, në sistemin islam janë të garantuara më mirë se në çdo sistem tjetër perëndimor. Në sistemin perëndimor, siç e dimë të gjithë, kjo lidhje supozohet të rritet vetëm nëpërmjet romancave paramartesore dhe për shkak të marrëdhënieve të paligjshme të çiftit, pra para se të jenë burrë e grua, martesa shihet thjesht si një konfirmim i asaj çka ka ndodhur për një, dy, tri e ku ta di unë sa vite. Në shoqërinë tonë martesa është fillim dhe jo konsumim; ajo nuk është diçka e mbaruar para dasmës. Është diçka, që fillon në ditën e dasmës dhe ka përpara gjithë të ardhmen, ku mund të lulëzojë dhe të rritet pambarimisht. Vendosmëria e çiftit mysliman krijon mundësi të shumta përshtatjeje, sepse zotimi tashmë ka përfunduar dhe kësisoj myslimani, që fut këmbët në martesë, është i vendosur ta bëjë atë të ecë rrjedhshëm, i vendosur për të ushqyer dhe rritur ndjenjën e dashurisë, duke qenë kështu mëse i gatshëm për t’u përshtatur me jetën familjare. Ndërsa në shoqërinë perëndimore ndodh komplet e kundërta. Nëse kjo lidhje ka arritur kulmin para martesës dhe martesa shihet ndryshe vetëm si një konsumim i atij hapi, pasoja e kësaj është, se dëshira për t’u përshtatur, përgatitja për sakrificat dhe përpjekjet e nevojshme, do të ishin po ato, sepse interesi në të do të shkonte drejt rënies e jo drejt ngritjes.
Përparësi e katërt është se ne flasim për martesat me mblesëri. Ato janë bashkimi i vërtetë i dy familjeve. Nuk ka dyshim, se personat në fjalë janë të përfshirë në këtë mes dhe ashtu siç e përmendëm më sipër, suksesi i këtyre martesave është i padiskutueshëm, pasi lidhjet intime fillojnë pas dasmës dhe jo para saj. Por kur vjen koha, lidhja mes dy familjeve është diçka, që është kultivuar me kohën, sepse kur flasim për martesën myslimane, nuk flasim thjesht për martesën e dy individëve por për martesën e dy familjeve. Këto familje me gjithë forcat e tyre, mundësitë ekonomike, si dhe me urtësinë që gëzojnë, do të jenë në shërbim të çiftit të ri dhe nuk do mend, se askush në botë nuk ka nevojë për më shumë udhëzime, ndihmë ekonomike dhe mbështetje morale sesa një çift i sapo martuar. Por çifti arrin t’i sigurojë të gjitha këto nga të dyja palët, nëse martesa e tyre është vërtetë e mirëfilltë islame, pra martesë e dy familjeve. Krahasoni dhe bëni dallime me gjendjen e të rinjve dhe të rejave perëndimore, që takohen vetëm në çfarëdolloj rrethanash, ku pasi janë takuar dhe kanë rënë në dashuri, vendosin t’i hyjnë biznesit martesor. Ata ndihen krejtësisht të vetmuar dhe kjo është arsyeja se përse shumica dërrmuese e këtyre martesave kundërshtohen në përgjithësi, madje edhe nga prindërit dhe të afërmit e tyre.
Një pikë e pestë e martesave tona është nënshkrimi i një marrëveshjeje: ajo është një kontratë shoqërore mes dy palëve të barabarta, mes dy familjeve të barabarta dhe jo thjesht vetëm mes dy individëve. Ajo është një kontratë shoqërore, që kërkon miratimin e të dyja palëve. Këto dy palë mund të përfshijnë jashtë kërkesave të sheriatit, çdo gjë që çon në lumturinë dhe pëlqimin e ndërsjellë. Sapo ndodh martesa dhe kontrata është firmosur dhe miratuar, ku dëshmitarë janë jo vetëm dhëndri e nusja, por edhe kujdestarët dhe më të rriturit, atëherë ai bëhet një dokument ligjor dhe i domosdoshëm. Tashmë me të është ndërtuar kushtetuta e familjes. Mundohuni të mendoni vetëm për disa çaste fatin e saj dhe shtëpinë, që funksionon si shtet më vete. Ajo drejton punët e jashtme dhe të brendshme, çështjet e sigurisë publike, të policisë dhe të burgut. Merret me punë edukative e propagandë, por merret dhe me çështjet informuese. Aty brenda ndodhen të gjitha ministritë e një qeverie dhe të gjitha funksionet e këtyre ministrive- të formuara brenda familjes në njësinë shtëpi. A mund ta imagjinoni kryerjen e gjithë këtyre aktiviteteve në një shtet pa kushtetutë? Është për të ardhur keq, por në këtë gjendje është martesa perëndimore. Kësaj martese i mungon kushtetuta. Është një shtet pa kushtetutë.
Ata thonë, se është një gjë e shenjtë, dhe një gjë e shenjtë është një veprim i barabartë; është një fortesë misterioze, që ka krijuar një njësi apo kornizë që i është veshur çiftit jashtë familjes dhe asgjë nuk është bërë e qartë, nga ku askush nuk mund të dijë vijat e saj dhe prandaj kur ndodhin ngatërresa, kur ka shqetësime dhe kur martesa është në buzë të greminës, ata duhet t’i kthehen zakonit, ligjit dhe çdo lloj urtësie arbitrare të gjykatësit, që mund të ndodhë ose jo të qëllojë në shënjestër. Së këndejmi mund të themi, se martesa perëndimore është një martesë kaotike, është themelimi i një institucioni pa kushtetutë, ndërsa martesa jonë ngrihet mbi një kushtetutë, ku linjat e kontratës martesore bëhen tepër të qarta, një institucion i rregullt dhe shoqëror, pra është një institucion i shumë pranishëm në shoqëri. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar në Librin e Shenjtë, se nëse biem dakord për diçka, ta shkruajmë atë dhe nënshkrimi i kontratës së martesës është një vepër e bekuar, që mbron martesën dhe ne njëkohësisht nga një sërë vuajtjesh e pakënaqësish, që mund të lindin më pas.
Si pikë të gjashtë mund të themi, se kjo kontratë martesore rregullon jetën dhe marrëdhëniet, nëse martesa për disa arsye shkon drejt prishjes, qoftë vdekja apo divorci shkak i kësaj prishjeje. Pasojat janë të gjitha apo duhet të qartësohen të gjitha në kontratën e martesës, duke bërë kështu të mundur rregullimin e jetës pas martesës. Më kujtohet një rast që kam lexuar jo para shumë kohësh në shtypin amerikan, një ngjarje në Kaliforni. Kalifornia është një shtet, që është shumë liberal përsa i përket marrëdhënieve burrë-grua dhe që njeh edhe tani, se jeta e përbashkët e një burri dhe një gruaje para martesës, pa betimin e shenjtë, i siguron ende gruas një lloj kompensimi. Më kujtohet rasti i një gruaje të famshme amerikane, që hodhi në gjyq burrin, ish të dashurin e dikurshëm, me të cilin kishte jetuar për vite me radhë e pamartuar, pa ndonjë lloj besëlidhjeje, qoftë kjo fetare apo shoqërore. Ajo ia parashtroi rastin e saj gjykatësit: “Mbi të gjitha, i kam dhënë këtij njeriu lulen e rinisë, i dhurova shërbimin dhe shoqërinë time e plot gjëra të tjera, dhe tani po urdhëron të largohem prej tij, pa asnjë lloj marrëveshje, pa asgjë prej gjë. S’besoj se mund të ketë njeri më të lig! A nuk kam unë të drejtë mbi diçka, pavarësisht nga fakti se nuk kam qenë e martuar dhe kam jetuar në mëkat? Gjykatësi lexoi vendimin e tij se për shkak të mospasjes së ndonjë kontrate, apo marrëveshjeje martesore, gruaja nuk kishte të drejtë mbi asgjë. Në këtë mënyrë, kjo grua e famshme shkroi në shtypin e përditshëm, duke mallkuar sistemin gjyqësor të Amerikës për drejtësinë e saj të paskrupullt, ku dhe shprehej: “O ju gra të Amerikës, mos u martoni, mos u jepni as edhe një puthje burrave, nëse nuk bini dakord për pasojat e përfundimit të një lidhjeje të tillë dhe shkruajeni atë, sepse vetëm atëherë do të veprojë sistemi gjyqësor. Kur e lexova, thashë se këtu gratë e Amerikës, pasi iu larguan vlerës islame të të shkruarit dhe sqaruarit të lidhjes dhe pasojave të saj, në një kontratë që ka qenë e vlefshme për këdo për 14 shekuj me radhë, po arrijnë më së fundmi të njohin këtë vlerë. Sa edukim dhe sa siguri do t’u jepnim në të ardhmen fqinjëve tanë perëndimorë, fqinjëve tanë jomyslimanë, nëse do t’i ftonim ata në shtëpitë tona dhe t’u tregonim atyre kontratat e martesës, si dhe t’u thoshim se jeta brenda martesës apo dhe jashtë saj, nëse përfundon për një arsye a një tjetër, janë të gjitha këtu, të shkruara dhe të sqaruara, me pëlqimin e dy individëve të përfshirë, por edhe të dy familjeve në të njëjtën kohë. Për ta do të ishte një burim i pakrahasueshëm qetësie, nëse do të arrinin ta praktikonin një gjë të tillë dhe pa dyshim kjo do të ishte për ta një hyrje për t’u përfshirë në gjirin e Islamit, sepse vetëm Islami u jep atyre siguri dhe garanci.
Pika e shtatë për të cilën dua të flas është personaliteti i grave. Çlirimin e gruas e kam përmendur tashmë dhe jam i sigurt, që ju jeni të ndërgjegjshëm se ç`ka ndodhur që nga ditët e sufraxhetës universale; e drejta për të votuar, për të zgjedhur zyrtarët e qeverisë, e pronësisë apo e çfarëdo gjëje që zotëron. Megjithëkëtë, perëndimi ka shumë për të mësuar nga Islami, përsa i përket statusit ligjor, pavarësisht nga marrëdhënia e krijuar nëpërmjet lidhjes martesore. Në perëndim, vetëm kohët e fundit dhe vetëm një numër tepër i kufizuar grash kanë filluar të mbajnë emrin e familjes së tyre dhe jo shumë, por vetëm disa që kanë arritur të ndërtojnë një emër, apo të bëjnë karrierë para martesës. Ky fenomen është kthyer në çështje biznesi, tamam si në botën e biznesit ku juve ju duhet ta mbani emrin. Gjithsesi shumë pak prej tyre besojnë, se ato gëzojnë një personalitet të plotësuar e pa dyshim që as ligji nuk i lejon të jenë. Në Amerikë nuk ekziston besimi në bashkim, që do të lejonte një grua të martuar, apo dhe një burrë të martuar, të shesë pasurinë pa futur në hesap bashkëshortin. Kësisoj duket sikur, kur flitet për blerje dhe shitje pasurie, gratë janë gjysmë njerëz dhe jo persona plotësisht ligjorë. Në kontinentin e Evropës ka ende shumë shtete, që nuk i marrin fare parasysh të drejtat e grave të martuara apo dhe të atyre të pamartuara.
Duke arritur në pikën e tetë, them se familja jonë është një familje e zgjeruar, nuk është familje bërthamë, megjithëse kjo e fundit është tepër në modë. Thamë që familja bërthamë, do t’ju kërkoja falje për përdorimin e këtij termi dhe luajtjen me termat bërthamëfissionMë lejoni të përmend vetëm një pjesë të këtyre pasojave. Ne jetojmë me prindërit dhe të moshuarit tanë, sepse ata na kanë rritur dhe edukuar, kanë lozur me ne kur ishim të vegjël, na kanë treguar histori nga më të bukurat, kanë qenë të durueshëm me ne, na kanë mësuar, na kanë këshilluar dhe mbi të gjitha na kanë dashur, sepse ne jemi vazhdimisht në shoqërinë e tyre. Megjithatë, kur flitet për perëndimin, ka ftohje, largim e pakujdesi, sepse sapo fëmijët arrijnë moshën e rinisë, ia mbathin nga shtëpitë e tyre drejt një bote më vetë e për vete. Rezultati i kësaj është mplakja e prindërve në vetmi dhe pa asnjë lloj respekti; ata i përfundojnë ditët në azil pleqsh, duke u djegur nga malli për fëmijët e tyre apo në shtëpi që përkujdesen për të moshuarit. Nuk ka vdekje më të tmerrshme për njeriun sesa vdekja e ngadaltë në atë azil pleqsh, larg gjirit, larg fëmijëve dhe nuk ka fat më të tmerrshëm për njeriun qoftë ky burrë apo grua, se sa të privohet nga lidhja me fëmijët dhe dashuria e tyre. Por siç e shihni, respekti ndaj të moshuarve duhet të kultivohet e ai kurrsesi nuk mund të kultivohet me ndarje. Ky pra është përfitimi dhe dobia më e madhe e familjes së zgjeruar myslimane. Së dyti, familja e zgjeruar nuk i krijon terren zhvillimit të ndryshimit mes brezave. Në të njëjtën familje ka foshnje, adoleshentë, të rritur dhe të moshuar, madje të rritur të shkallës së parë dhe të rritur të shkallës së dytë. Përderisa jetojnë së bashku, jetojnë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit. Pikërisht ky është shoqërizimi, akulturimi[1] për të cilin po flasin dhe drejt të cilit po thërrasin sociologët, gjë që është e pamundur të realizohet me anë të familjes bërthamë. Prandaj duhet që akulturimi dhe shoqërizimi të mbahen në farmaci, në ekranin e televizorit apo të mbetet tek kolegët dhe shokët në shkollë, megjithëse këtu nuk mund të flasim për akulturim, aq më tepër për shoqërizim. Ky është demagogji, nëse më lejohet ta përdor këtë term. Akulturimi dhe shoqërizimi nënkupton të kaluarit nga një brez në një brez tjetër normash dhe vlerash shoqërore. E gjithë kjo nuk nënkupton thjesht një grup njerëzish që jetojnë bashkë vetëm për të bërë qejf e gallata. Ky nuk është shoqërizim, as akulturim, pra më thoni pak ku dhe si mund të ndodhë ky proces në shoqërinë perëndimore?
Kjo është arsyeja, se përse shoqëria e sotme perëndimore është krejtësisht e ndryshme nga ajo e djeshmja. Kjo është arsye e humbjes së vlerave të së djeshmes dhe po kjo është arsyeja, përse nuk ka më vazhdimësi. Ndërsa në krahun tjetër, në Islam, në sajë të familjes së zgjeruar, nuk ka largësi e ndryshim mes brezash. Së treti, një pasojë tjetër e madhe e familjes së zgjeruar është fakti, se duke konsideruar që njerëzit janë kafshë shoqërore, ashtu siç thoshin dikur filozofët, ata kanë nevojë për shoqëri, për mbështetje. Kam nevojë për dikë që ta dua, madje dhe të loz me të nganjëherë. Po ashtu, kam nevojë për dikë, të cilit t’i ankohem nganjëherë apo dhe të qaj para tij. Po ku mund ta gjej këtë person përveçse në familjen e zgjeruar? Pra, nëse më mungon familja e zgjeruar, nëse nuk largohem prej këtyre ndjenjave të mbyllura, do të jenë po këto ndjenja që do të më mbyllin e do të më sëmurin, do të më shkallojnë, do të më shpien kah droga e alkooli, do të më shtyjnë të vrapoj drejt grave të tjera.
Familja bërthamë e cënon këtë shëndet dhe u hap derë gjitha të këqijave. Një tjetër pasojë e familjes së zgjeruar është, se ajo na mëson të jemi besnikë ndaj grupit, na mëson të jemi altruistë, na mëson të ndajmë ndjenjat, dashurinë, bujarinë e besnikërinë me pjesëtarët e grupit dhe pa dyshim mikrokozmosin e umetit, me fjalë të tjera, të mposhtim individualizmin. Të gjithë jemi individualë, kjo është diçka brenda nesh, është një instinkt. Të gjithë jemi avokatë, ku secili kërkon të mbrojë veten, të mbushë barkun e kështu me radhë. Kjo është e natyrshme, pasi është mbjellë brenda nesh nga Allahu i Lartësuar. Por në të njëjtën kohë është po Allahu, që na ka mbjellë ne në një familje të zgjeruar, me qëllim që t’i mbajmë nën fre këto instinkte, që t`i disiplinojmë sa më mirë. Në fakt, të bësh mirë vjen prej tyre, ndryshe nga egoja që çon drejt shkatërrimit. Pa familjen e zgjeruar nuk mund të ketë Umet, sepse nuk ka ndjenja umeti të mbjella tek anëtarët dhe si rezultat, këtyre gjërave do t’u vinte fundi. Kjo është tamam ajo që shohim në familjen dhe shoqërinë perëndimore. Shoqëria e sotme perëndimore është ndërtuar mbi individualizëm e egoizëm. Gjithkush dëshiron gjënë e tij, kënaqësinë e tij, ndjek vetëm interesat e tij dhe askush nuk kërkon të përshtatet, të sakrifikojë dhe të bashkëpunojë me të tjerët. Prandaj dhe shoqëria po rrënohet dita – ditës. Po të sjellësh një perëndimor në një familje të zgjeruar dhe ta lësh të përjetojë ç‘përjetohet në një familje të tillë, nëse ekziston qoftë dhe një fije ndjenjë tek ai apo ajo, pa dyshim do të përqafonte Islamin, do të bëhej një me këtë çlodhje, me atë lloj ndjenje që shijon myslimani, i cili jeton në një familje të zgjeruar.
Një pikë tjetër, pika e nëntë, mund të merret si dobi e familjes së zgjeruar. Ne kemi dëgjuar për gra që punojnë dhe kanë një karrierë, për por një grua në perëndim, që jeton në një familje bërthamë, kjo duhet të bëhet dhe mund të bëhet vetëm në kurriz të familjes dhe të fëmijëve. Ose nuk ka fëmijë dhe kjo bëhet me qëllim që të ndjekë karrierën, por nëse ka, ata braktisen në duar të televizorit, në duart e ndonjë dadoje, ose përfundojnë në ndonjë qosh rruge, nëse nuk kanë mundësi të paguajnë një të tillë. Apo ndodh, që gruaja kthehet në shtëpi nga puna, e lodhur dhe e dërrmuar, sa i humb fare interesi ndaj bashkëshortit apo dikujt tjetër dhe kështu nervat acarohen, sepse çdokush është i lodhur dhe jeta e familjes shkatërrohet. Unë dua t’u them juve, se vetëm në familjen myslimane gruaja mund të ndjekë karrierë jashtë shtëpisë. Pse? Sepse ajo mund të mungojë nëse ka talent; nëse ka talent për të shpikur apo prodhuar gjëra, që do t’i sillnin dobi gjithë umetit, ajo mund ta bëjë një gjë të tillë pa humbur as shtëpinë e as familjen. Nuk ka dyshim, që karriera e parë e gruas myslimane është familja dhe nuk ekziston as pika më e vogël e dyshimit për të. Ajo vjen para se të ngasësh raketa për në hënë apo të shpikësh robotë. Është detyra e saj, është funksioni i saj, funksioni për të cilin Allahu e ka krijuar vërtet, të jetë shtyllë, shtylla kryesore e familjes, të jetë nënë. Por kjo detyrë nuk mund t’ia shterojë të gjitha vitet dhe të gjitha energjitë. Kësisoj, përveç të qenit nënë, ajo ka mundësi dhe t’i shërbejë umetit, por kjo mund të arrihet vetëm në familjen e zgjeruar dhe në familjen myslimane. Gjithashtu kusht është ruajtja e feminitetit, sepse puna jashtë shtëpisë është e lodhshme dhe acaruese, por e gjithë kjo zbehet e shkrihet, kur ajo kthehet në shtëpi në të njëjtin feminitet, ku i njëjti ledhatim femëror asnjëherë nuk e braktis shtëpinë. Kjo mbetet përherë e vlefshme. Si përfundim dua t’ju kujtoj, se të gjitha këto dhe vlera të tjera që gëzon familja myslimane janë në saj të udhëzimeve të sheriatit. Fakti që nuk pimë alkool dhe nuk marrim drogë, është një burim i paimagjinueshëm fuqie në familje. Fakti që bixhozi është haram dhe që burimet familjare duhet të kenë një arkë ku të vendosen të ardhurat, nga ku të nxirren shpenzimet e gjithsecilit sipas një sistemi prioritetesh të vendosura nga i pari, përgjegjësi i familjes, flasin shumë. Të gjithë këto janë një dorë e fuqishme dhe njerëzit që jetojnë në perëndim nuk po e shijojnë këtë dhe po ia ndjejnë mungesën.
Tani vjen fjala e fundit. Na takon të themi, se jemi këtu për të mbjellë Islamin në këtë pjesë të botës dhe se duhet t’i shfrytëzojmë dhe përdorim të gjitha mundësitë, që fjalën e Allahut ta bëjmë të ngadhënjejë. Nëse shkojmë dhe thjesht flasim me fqinjët tanë, fjala jonë është thjesht fjalë dhe fjala të dashur vëllezër dhe motra, nuk mund të gëzojë kurrë fuqinë bindëse të fakteve. Faktet dhe veprat janë shumë më elokuente. Ato tregojnë histori shumë më të fuqishme se fjalët, madje edhe nëse fjalët janë poezi e kulluar. Është pikërisht familja, mbretëria ku mund të shëmbëllehen këto vlera. Duhet ta bëni ligj, që një herë në jave të ftoni një jomysliman në shtëpinë tuaj. Përkushtoja mbrëmjen e çdo të premteje thirrjes në rrugën e Zotit. Ftoni fqinjin, shokun apo kolegun e fabrikës, të zyrës a dyqanit ku ju punoni, apo dhe fqinjin që e keni në prag të shtëpisë. Lejojeni atë bashkë me gruan, të dashurën apo kushdo qoftë, që të hyjnë dhe të shohin vlerat islame të mishëruara në jetën e vërtetë familjare. Për këtë nuk ju duhet të jeni të pasur: ju duhet të jeni të pastër, të disiplinuar, duhet të mendoni për davetin (ftesën islame), t’i shfaqni këto vlera të përsosura islame e të flisni me ta dhe jo thjesht të flisni për to, por t’i praktikoni. Ky do të ishte argumenti juaj. Kujtoni gjithmonë, se Allahu është Ai, që i kthen njerëzit në Islam dhe jo ju, por qofshi ju dhe vëllai juaj i varfër, Ismail Faruki, instrumente në duart e Allahut, Subhanehu ue Teala, për të përhapur fenë e Tij.
(Khrushid Ahmed)


[1] Të jetosh mes kulturave të ndryshme.