Goli i barazimit i Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeo” kundër Manchester United ka futur në punë edhe shkencëtarët. Kërcimi tejet i fuqishëm, i cili nuk është realizuar për herë të parë nga portugezi, duke lënë shumë poshtë kundërshtarin, ka shtyrë studiuesit të gjejnë sekretin e yllit portugez për arritjen e këtij kërcimi.
Sipas një studimi të kryer, të publikuar në faqet e “AS”, ka rezultuar se Ronaldo mund të kërcejë deri në 78 cm, shifër kjo shumë e lartë për një njeri normal. Në total sulmuesi i Real Madrdi dhe Kombtares Portugeze mund të kërcejë në një lartësi deri në 2,63 duke përfshirë këtu gjatësinë e tij prej 1.85 cm dhe lartësinë e kërcimit prej 78 cm. Me pak fjalë, nuk kemi të bëjmë me një futbollist të zakonshëm por me një futbollist-atlet, që jo vetëm di të vrapojë me një shpejtësi të rrufeshme, të godase me një forcë të jashtëzakonshme por edhe të kërcejë shumë lart duke future në punë studiuesit të cilët tashmë janë vënë në kërkim të sekretit që e bën Cristiano Ronaldon të kërcejë kaq shumë.
Normalisht që në këtë drejtim Portugezi ka fituar ndaj rivalit të tijë të përjetshem Lionel Mesi, pasi duke parë diferencat mes tyre në gjatësi trupore argjentinasi nuk mund të arrijë asnjëherë lartësinë e portugezit për sa i përket ndritjes në ajer.
EDITOR
12 years ago
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago