Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar vëmendje të veçantë ekspozitës fotografike me temën “Gruaja e mbuluar muslimane” e cila së fundmi është përgatitur nga artistja iraniane, Sare Shamsavari

Ekspozita është organizua në sallën mbretërore ‘Royal Festival Hall’ në Londër.

Sare Shamsavari në një deklaratë për Guardian tha se me këtë ekspozitë ajo nuk synon të fillojë asnjë lloj debati rreth shamisë, por këtu bëhet fjalë për raeksionin e saj në fytyrat e njerëzve të cilët i sheh duke shetitur nëpër rrugët e Londrës, dhe se objektivi i saj ishte të theksoj individualitetin e grave të mbuluara në mesin e këtyre njerëzve.

Ajo bëri një krahasim me gratë që ajo i njeh dhe që janë, gjithashtu, si a ajo nga Irani, të cilat në Iran kanë bartur shaminë, sepse ashtu ishte paraparë me ligj, ndërsa në Londër e kanë hequr.

“Duke i shikuar këto gra dhe vajza të reja të mbuluara, të cilat me krenari dhe në mënyrë spontane bartin shaminë, nuk munda t’ju rezistojë këtyre fytyrave të bukura që rrezatojnë bukuri të brendshme dhe që janë aq të sigurta”, tha Shamsavari në hapjen e ekspozitës./igj/