(Kushtuar disa kukuvajkave e shushunjave, të cilët e duan moralin me vajza e djemtë të pamoralshëm)
Kur bufi gjahton ditën
Kur hamshori soditë dritën
Kur këmishë bardhi nxin fytyra
Vlora hiqet si më e mira
Kur lopa hingëllon
Kur kali pëllet
Kur pula këndon
Alma me grushte shkelmon
Kur peshku e donë malin
Kur zogu e donë detin
Kur gjeli kukurisë
Enveri del prej pjekurisë
Kur treni këndon
Kur qyqja fishkëllen
Kur miza hiqet si bletë
Halili të nxjerr biletë
Kur bujku lëvron asfaltin
Kur inxhinieri asfalton arën
Kur lavirja ligjëron për moralin
Politikani mallkon moçalin
Kur shkrimtari flet
Kur gojëtari shkruan
Kur hoxha mallkon
Dallkauku me morra na mashtron.
Iljasa SALIHU