Ishte e gjitha tokë e shenjtë o Zot
Na e dhurove në ag të Zanafillës
Si një amulet të çmuar ta ruajmë
Për shpirtin tonë e madhërimin Tënd
Kupën qiellore që e kishim kësulë
Ekuilibrin që e kishim dhuratë
I humbëm në lojën fugimthi
Në zonën e muzgët të tradhtisë
Tash na duhet ta rikrijojmë o Zot
Fytyrën e plotë të atdheut
Si portretin në një gravure të thyer
Ta zbulojmë bashkë me ndihmën Tënde
Në gjithkahnajën tonë të shpirtit
Milazim Krasniqi
EDITOR
11 years ago
previous article
Pandeli Majko flet për ’99, rrëfen momentin kur Shqipëria ia tregoi muskujt Maqedonisë
next article
Komploti ndërkombëtar kundër Vëllezërve Musliman
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago