Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

“RREGULLAT E DEBATIT” DHE “ARTI I TË FOLURIT NË PUBLIK” DY TEMA TË TALENTIUMIT

Si pjesë e projektit ”Talentium” këtë të shtunë, 4 shkurt 2023, në qytetin e Shkupit, u ligjërua tema “Rregullat e debatit” nga Fuad Jonuzi. Fal oratorisë dhe artikulimit të mirë të fjalëve të ligjëruesit, kjo temë la një përshtypje pozitive tek nxënësit pjesëmarrës. Gjithashtu nxënësit patën mundësinë të debatonin rreth temës “Ikja e të rinjëve”.

Projekti “Talentium” është zgjeruar në më shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe Kumanovën, ku u zhvillua edhe tema me titull “Arti i të folurit në publik”, të njëjtën ditë, nga Bunjamin Selimi, e cila temë u prit shumë mirë dhe pati një interes të madh nga të pranishmit.

Ky projekt po arrin të bëjë bashkë pjesëtaret e saj kudo nga qytetet pjesëmarrëse, Kërçova, Tetova, Shkupi, Kumanova; dhe premton një sukses të madh, së bashku me ndihmën, përkushtimin dhe kreativitetin e gjeneratave të reja.

4 shkurt 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version