Si pjesë e projektit ”Talentium” këtë të shtunë në qytetin e Shkupit u ligjërua tema “Rregullat e debatit” nga Fuad Jonuzi.
Falë oratorisë dhe artikulimit të mirë të fjalëve të ligjëruesit, kjo temë la një përshtypje pozitive tek nxënësit pjesëmarrës. Të pranishmit u njoftuan me debatin, kulturën e debatit, etikën e të debatuarit, llojet e tij, disa mënyra të të debatuarit etj.
Në fund u bë përmbyllja ku pjesmarrësit u ndanë ne dy grupe dhe në formë praktike debatuan mbi një temë të caktuar ku bashkarisht u realizua një debat improvizues me disa tema aktuale.
18 maj, 2024