Nga 250 xhami të ndërtuara gjatë periudhës osmane, nuk kanë mbetur veçse tre të tilla, por edhe ato janë shndërruar në kisha.
Përgjatë sundimit të tyre 150 vjeçar në Kroaci, osmanllinjtë ndërtuan një sërë objektesh arkitekturore, të cilave u prinin 250 xhami. Veçse largimi i osmanlinjve bëri që shumica e këtyre objekteve të shkatërrohen dhe të mos mbeten veçse tre xhami, të cilat janë shndërruar në kisha.
Xhamia Kasem Pasha në qytetin Osek, në lindje të Kroacisë, është një xhami e cila u rrënua plotësisht pas largimit të osmanlinjve dhe ardhjes së perandorisë austro-hungareze. Vetëm gjatë restaurimit të kishës San Mikail, u identifikua vendi i xhamisë, si dhe varri që ndodhej pranë saj.
Kjo xhami është ndërtuar në vitin 1526 dhe sipas burimeve historike, ka qenë funksionale deri në vitin 1687, vit në të cilin Kroacia hyri në sundimin e austro-hungarezëve, perandori e cila i shkatërroi të gjithë objektet arkitekturore osmane.
Qyteti Osek banohej nga një shumicë turqish gjatë sundimit osman dhe dukej si qyteti i Anadollit në mes të Evropës. Por, të gjitha ndërtesat me stil osman, u shkatërruan nga autoritetet e perandorisë austro-hungareze dhe mbi rrënojat e tyre, u ngrit qyteti i ri.
Një ndër veçoritë e xhamisë Kasem Pasha, është se bashkë me kishën San Mikail, e ndërtuar në fillimin ne shekullit të gjashtëmbëdhjetë ndodhen në të njëjtin park. Besimtarët e dy feve, i kryenin ritualet e tyre përbri njëri-tjetrit përgjatë atyre viteve. /ardhmeriaonline/