Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë, në kuadër të aktivitetit “Shporta e Ramazanit” realizoi shpërndarjen e parë të 800 pakove ushqimore.
Shpërndarja u bë në komunën e Kumanovës (400 shporta) dhe komunën e Likovës (400 shporta), në familjet nevojtare, jetimët e skamnorët, të cilat u furnizuan me gjëra elementare ushqimore.
Shpërndarje të tilla do realizohen edhe më tej gjatë muajit të Ramazanit në këtë rrethinë.