Interneti shformon realitetin. Duke qenë në shërbimin e tij, adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij.
Adoleshentët? Gjithmonë janë në kërkim të miqve të rinj në “Facebook”, të videove të shkarkuara në “YouTube” dhe një në tre veta pi duhan. Ajo që ka fotografuar fenomenin në fjalë është një shoqëri amerikane. Nga ky fenomen ka marrë shkak edhe një studim për “Zakonet dhe stilin e jetës së adoleshentëve”. Studimi kryhet çdo vit, që prej 1997-s, te 1300 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, me moshë nga 12 deri në 14 vjeç.
Përdorimi i kompjuterit dhe i internetit mes adoleshentëve, nga viti 2000 e deri më sot, është rritur në mënyrë konstante e të vazhdueshme. Në vitin 2000, vetëm 37 për qind e adoleshentëve kishte një kompjuter personal, ndërkohë që vetëm 5 për qind futej në internet. Sot 97 për qind e adoleshentëve ka një kompjuter personal në shtëpi (16 për qind ka më shumë se dy), ndërsa 51 për qind (55% janë femra) lidhet çdo ditë me internetin; 16,7% lundrojnë në internet tri orë në ditë. Çati dhe mesenxheri përdoren nga 75 për qind e adoleshentëve dhe rreth 80% janë frekuentues të rregullt të “YouTube”. 22% kanë hedhur të paktën një video të tyren në “YouTube”. 41% ka një blog personal, ku hedh vazhdimisht muzikë dhe fotografi. Në “Facebook”, 70% e adoleshentëve ka një adresë, ndërsa 17% deklaron se është gati të regjistrohet. Qëllimi i garës është që të kenë sa më shumë miq, ndaj u drejtohen të panjohurve, por me një kusht, (siç ka treguar një 13-vjeçare, pjesëtare e grupit të studimit) të jenë vetëm fëmijë.
Tani kompjuteri është bërë një mjet tepër personal. 54% e adoleshentëve kanë një në dhomën e tyre; 21,7% navigon në internet në orët e vona të natës, para gjumit. “Ky është një fakt që tregon se adoleshentët po bëhen gjithnjë e më autonomë dhe kontrollohen gjithnjë e më pak nga prindërit kur hyjnë në internet”, thotë një nga drejtuesit e studimit.
Fatkeqësisht me përdorimin e shumtë të internetit është shtuar edhe rreziku i përdorimit të sjelljeve të pahijshme. Djemtë e vajzat shkëmbejnë me njëri-tjetrin numra telefonash, fotografi (edhe provokuese) dhe nuk hezitojnë të takohen edhe me të panjohur. Pra ndryshe nga dikur, sot është shtuar shumë koha që kalojnë në internet.
Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset duke çatuar në internet. Sigurisht që bashkëbiseduesit në anën tjetër mund të jenë adoleshentë, por kjo gjë nuk e ul aspak rrezikun. Nëse prindërit do të ishin më të kujdesshëm me fëmijët dhe nuk do t’i lejonin ata të kalonin shumë kohë në internet, atëherë adoleshentët do të mësoheshin me rregull dhe kërkesë llogarie. Por edhe heqja e internetit ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Për shembull, nëse adoleshentëve do t’u ndalohej futja në internet, atëherë do t’i riktheheshin televizorit duke mos ia ndarë sytë për shumë orë në ditë. Kështu nga përgjigjet e të intervistuarve, 7% e adoleshentëve ka deklaruar se e kalon kohën para televizorit dhe internetit. Duke marrë parasysh përgjigjet dimë se shumë të rinj kalojnë mesatarisht 4-5 orë në ditë para monitorit të kompjuterit. Kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, jetën reale. Interneti shformon realitetin. Duke qenë në shërbimin e tij, adoleshentët rrezikojnë të bëhen viktimat e tij. A mos vallë tani është vonë të reagojmë? Jo, sepse kemi jemi të ndërgjegjshëm se ç’rrezik u kanoset si fëmijëve ashtu edhe prindërve. Të rriturit duhet të kuptojnë se një botë virtuale e pakontrolluar mund të jetë mjaft e rrezikshme. Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajrin e pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë.
Nxitjet dhe nismat e ndryshme nuk mungojnë: në treg janë hedhur lloje të ndryshme kompjuterësh nga ata për minorenë tek ata portabël të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve, prezantuar nga Këshilli i Europës, që ofrojnë shumë informacione dhe kontakte. Mbi temën e madhe se si mund t’i mbrojmë fëmijët nga kompjuteri, ekspertët ndahen… Sot po rritet një brez që është mjaft i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe. Problemi nuk qëndron te vendosja e kufijve, por si ta integrojmë jetën në fushën dixhitale me marrëdhënien njerëzore.
Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve pa harruar se nesër më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë ashtu edhe shtëpi. Gjithashtu fëmijët dhe të rriturit do të jenë më të ekspozuar ndaj rreziqeve. Do të përballemi edhe me probleme të tjera. Për shembull, anoreksiket dhe anoreksikët që fshihen në jetën reale, gjejnë strehë dhe kontakt me të tjerët përmes botës virtuale. Të mos harrojmë dhe një tjetër realitet: pjesa më e madhe e telefonave nuk tingëllojnë vetëm për të lajmëruar një rrezik apo për të denoncuar dhunë. Këto telefonata vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët që vuajnë nga vetmia. Pra a vlen zgjidhja që fëmijët nuk duhet ta prekin kompjuterin? Çështja vazhdon të mbetet e hapur…
Sot po rritet një brez që është mjaft i lidhur me botën virtuale. Me përdorimin e kompjuterit dhe internetit, truri i tyre funksionon ndryshe.
Prindërit duhet ta kuptojnë botën e fëmijëve pa harruar se nesër, më shumë se sot, përdorimi i kompjuterit do të jetë edhe më i pashmangshëm, të paktën 10 orë në ditë, si në punë ashtu edhe shtëpi.
Shumë studime kanë treguar se fëmijët duan më shumë lodrat dhe ajrin e pastër. Kompjuteri është një strehë që të shtyn drejt vetmisë. /shqip/
EDITOR
11 years ago
previous article
Çaste dhe raste
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
15 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
15 hours ago