Tre vjet pas rënies drastike të dërgesave nga emigrantët shënohet rigjallërimi i tyre. Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë mësohet se remitancat kanë shënuar një rritje të lehtë në 3 mujorin e fundit të vitit 2012, duke dhënë një kontribut pozitiv në bilancin e pagesave.
Sipas raportit gjatë kësaj periudhe dërgesat e emigrantëve, arritën në 196 milionë euro, 7 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të mëparshëm. Për gjithë vitin 2012, remitancat njohën një rritje të lehtë me 1.6% dhe arritën vlerën e 676 milionë eurove. Këto shifra tregojnë se remitancat u rikthyen në rritje pas trekatër vitesh radhazi në rënie.
Por sipas ekspertëve kjo rritje nuk tregon përmirësimin e të ardhurave që marrin emigrantët në zonat e prekura nga kriza, kryesisht, Itali dhe Greqi, por sipas tyre, kjo rritje lidhet me një valë të kthimit të emigrantëve në Shqipëri dhe me riatdhesimin e kursimeve të tyre. Në total, deficiti i llogarisë korrente të vendit, që mat diferencën mes flukseve valutore hyrëse dhe dalëse, për vitin 2012 u përmirësua në 1.02 miliardë euro, me ulje 13.8% krahasuar me vitin 2011. Remitancat kanë shënuar uljen më të madhe në vitin 2011, duke arritur në 650 milionë euro. Rënia e parave që futen nga emigrantët sjell më pak konsum nga qytetarët e thjeshtë, me pak investime në ekonomi si dhe ulje të prodhimit. Në vendin tonë niveli i dërgesave nga emigrantët ndikon në uljen e varfërisë, pasi afro 60 për qind e familjarëve jetojnë me to.
EDITOR
12 years ago
previous article
Studim fizibiliteti për rrugën Tetovë-Prizren
next article
Maqedonia, vendi i braktisur nga qytetarët e saj
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago