Categories
Lajme

Rritet kërkesa për ushqim hallall në Korenë e Jugut

Një studim i zhvilluar kohëve të fundit tregon se në Korenë e Jugut nevojitet prania më e madhe e restoranteve hallall dhe të kuptuarit më i mirë i Islamit në mënyrë që të joshen studentët e rinj nga Lindja e Mesme

Park Hijeon-uk , anëtar i grupit të studentëve nga kolegji Nafiz, i specializuar për studimet e Lindjes së Mesme, thotë se hulumtimet kanë treguar për sfidat e shumta që ballafaqohen studentët nga vendet arabe.

“Islami është pjesë integrale e jetës së tyre të përditshme. Ata besojnë se nuk kanë opsione të mjaftueshme sa i përket ushqimit hallall dhe vendeve për kryerjen e namazit”, thotë Park.

“Në Korenë e Jugut duhet të ndërtohen më shumë vende, ku muslimanët mund t’i kryejnë obligimet e tyre fetare dhe mishi, gjithashtu, duhet të jetë përgatitur në mënyrë hallall.”

“Nëse ushqimi nuk është i përgatitur në mënyrën islame, muslimanët ngurrojnë të ushqehen jashtë. Shumë prej tyre me të cilët kemi biseduar thonë se nuk hanë mish, dhe në këtë mënyrë i ekspozohen një dietë jo shumë të shëndetshme.”
Popullsia muslimane në Korenë e Jugut
Shumica e popullsisë muslimane në këtë vend janë punëtorë emigrantë nga Pakistani dhe Bangladeshi.
Numri i muslimanëve Korean vendas është vlerësuar në rreth 45.000.
Budistët përbëjnë 52% të popullsisë, ndërsa të krishterët 20%

Exit mobile version