Numri i përdoruesve të drogës është rritur këtë vit, me 15 deri në 20 përdorues, në qytetet Tetovë dhe Gostivar. Shifrat e kohëve të fundit, sipas autoriteteve, janë alarmante. Një vit më parë, numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë në repartin e psikologjisë në klinikën e Tetovës, ka qenë rreth 10, por këtë vit, rreth 20 të tillë. Viteve të fundit, në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës, është hapur edhe qendra për trajtimin e të varurve nga droga, e quajtur ndryshe, qendra e metadonit. Në këtë qendër, janë regjistruar 70 përdorues të drogave nga Pollogu dhe 10 nga Shkupi, por ky numër nuk ka të bëjë aspak me numrin real, shprehet mjeku Musli Ferati, duke aluduar në shifër shumë më të madhe të përdoruesve të drogave.
“Në këtë repart vijnë një numër simbolik, njëzet është mesatarja, por ama nuk korrespondon me realitetin që ekziston në këtë mes. Numri që ne kemi, mund të shumëzohet lirisht me dhjetë, dhe të vihet tek shifra që ju aludoni si e saktë. Ky numër gjithsesi është në një rritje edhe atë shqetësuese, tmerruese, janë kushtet konditat e ndryshme që ndikojnë pastaj ngecja e shëndetit mendore dhe shumë faktorë tjerë”, tha Musli Ferati, specialist i psikologjisë, klinika e Tetovës.
Mjekët porositin prindërit, si faktor kryesor që duhet të kujdesen për çdo ndryshim tek fëmijët e tyre, si në sjellje, veshje, pagjumësia etj. Nga ana tjetër, nga Sektori i Punëve të Brendshme, këtë vit kanë, në hapësirën Tetovë-Gostivar, janë zbuluar gjithsej 38 vepra penale që kanë të bëjnë me tregti të paligjshme droge. Ndaj 25 prej tyre janë ngritur padi penale, dhe janë konfiskuar sasi të konsiderueshme droge.
“Ky është vendi ku më së shpeshti takohen narkomanët në mbrëmje për të marrë drogën larg syve të opinionit, përndryshe, shkallet që e i shihni në incizim shpesh përdoren nga narkomanët si strehimore për ta kaluar natën si ata të pastrehët edhe narkomanët. Rasti i fundit ishte ai i para dy muajve kur u gjet një trup i pajetë, i cili ishte në shkatërrim e sipër i një të pastrehe, narkoman i cili kishte vdekur pikërisht nën këta shkallë”
Sipas autoriteteve, çmimi i drogës së lehtë apo siç njihet në popull, marihuanës, sillet nga 150 deri në 200 denarë për doze. Pikërisht ky çmim i josh të rinjtë të provojnë, por, me të nisur këtë rrugë, nuk mund të dalin dot më. /Alsat-M/
EDITOR
12 years ago
previous article
Ambasadori austriak në Pakistan konvertohet në Islam
next article
Berisha: Autorët duhet menjëherë të dënohen
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
23 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
23 hours ago