Categories
Lajme FRI

Rritet për 21 për qind numri i magjistrave në Maqedoni

Në Maqedoni është rritur numri i magjistrave që kanë përfituar këtë titull shkencor. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i magjistrave dhe specialistëve në Maqedoni gjatë vitit 2012 është rritur për 21,2 për qind në raport me vitin 2011.
Sipas ESHS-së, 1.297 persona kanë marrë titullin e magjistrit, ndërsa 271 kanë marrë titullin e specialistëve. Mbi 55, 4 për qind e tyre janë femra. Numri më i madh i titujve të përfituar është në lëminë e shkencave shoqërore, 15 për qind në lëminë e teknologjisë, etj. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version