Categories
Lajme

Ruhani: Arabia Saudite, vëllai dhe miku i Iranit në rajoni

Gjatë një fjale te presidentit iranian para pelegrinëve iranianë që do të nisen për Haxh, ditën e enjte, ai e konsideroi mbretërinë e Arabisë Saudite si një vëlla dhe mik të Iranit në rajonin e Lindjes së  Mesme. Ai tha se ndan me Shërbëtorin e Dy Xhamive të Shenjta, të njëjtin shqetësim për shuarjen e tensioneve mes dy vendeve, në favor të interesave të përbashkëta të dy vendeve, por edhe të botës islame.
Kjo deklaratë e presidentit iranian, Ruhani, vjen pas një deklarate tjetër të bujshme para disa ditësh, në të cilën ai tha se vendi i tij nuk do të bëjë përpjekje kurrë për të pasur armë atomike. Në çfarëdo rrethane, nuk do të rendim për të poseduar armë të shkatërrimit në masë, përfshirë këtu edhe armën atomike. Kjo nuk do të ndodhë. Asnjëherë nuk kemi bërë përpjekje për të pasur armë atomike dhe nuk do ta bëjmë. Gjithçka që duam, është teknologjia bërthamore paqësore – u shpreh ai. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version