Categories
Lajme

Rusët marrin nën kontroll edhe të vetmen nëndetëse të Ukrainës (Video)

Trupat ruse, të mbështetura nga mjete të blinduara, kanë nisur sulmin final mbi bazat e mbetura të Ukrainës në Krime.
Kjo është edhe faza e fundit e aneksimit të plotë të Krimesë nga Rusia.
Sipas BBC, të paktën një person u plagos kur trupat ruse sulmuan bazën e Belbek pranë Sevastopolit.
Baza tani është nën kontrollin e rusëve.
Më herët, qindra protestues të paarmatosur morën nën kontroll edhe një bazë në Novofedorivska.
Forcat pro- ruse kanë marrë nën kontroll edhe anijet ukrainase.
Korrespondenti i BBC thotë se trupat ukrainase shprehen se janë tradhtuar dhe braktisur nga komandantët e tyre në Ukrainë.
Komandanti i bazës në Belbek thotë se ka pritur prej ditësh urdhra nga Kievi se çfarë duhet të bëjnë, por askush nuk u ka thënë gjë.
Por në Kiev thonë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ata kanë lëshuar urdhra të qartë se çfarë duhet bërë në rast sulmi.
Ndërkohë në videon e mëposhtme tregohet momenti kur Rusia merr nën kontroll të vetmen nëndetëse të Ukrainës, të quajtur “Zaporizhya”.
Tani ajo është pjesë e Flotës Ruse të Detit të Zi.
 

Exit mobile version