Pa asnjë plumb të gjuajtur, pa asnjë incident ushtarak dhe pa paralajmërim se mund të vijë deri te përdorimi i armëve, Rusia e pushtoi Krimenë, duke e vendosur tërë gadishullin nën kontrollin e saj, vlerësojnë mediat britanike në raportet e tyre për ngjarjet në Ukrainë.Të dy bazat ushtarake ukrainase në Gadishull janë nën bllokim të tërësishëm të trupave ruse dhe grupeve paramilitare proruse, të cilët u bëjnë thirrje ukrainasve në baza që t’i bashkëngjiten pushtetit të ri prorus në Krime.
Nën rrethim janë edhe baza detare ukrainase, si dhe dy aeroportet lokale.
Sipas mediave britanike, numri i ushtarëve rus në Krime është shumë më i madh se ai i forcave ukrainasve dhe të gjitha akset rrugore drejt Ukrainës janë tërësisht të mbyllura.
Ushtria ruse në Krime, për të cilën supozohet se numëron rreth 40.000 njerëz, është përshëndetur ngrohtë nga banorët lokalë, por askush nuk e din si mëtej do të zhvillohen punët në gadishull, por edhe në tërë Ukrainën.
Kryeministri i përkohshëm ukrainas Arsenij Jacenjuk sot deklaroi se marrja e Krimesë nuk do të ketë sukses, por e hodhi poshtë mundësinë nga zgjidhja ushtarake të krizës aktuale. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i jap mbështetje politike dhe ekonomike Ukrainës.
Autoritetet e reja në Kiev e rritën gatishmërinë ushtarake të ushtrisë ukrainase dhe i mobilizuan rezervistët që të pengohet okupimi rus i vendit.
Ukraina ka armatë prej 180.000 ushtarë, që shpejt mund të rritet deri 230.000 njerëz me armë.
Ekspertët perëndimor ushtarakë vlerësojnë se vendi, teoritikisht, mund të mobilizojë deri një milion ushtarë, por efekti praktik nga kjo mund të jetë jetë i vogël, sepse armata disponon me pajisje të vjetërsuara dhe me armë që nga koha e Bashkimit Sovjetik.
Rusia edhe mëtej refuzon ta njohë udhëheqësinë e re të përkohshme në Kiev, duke e hedhur poshtë legjitimitetin e saj.
Presidenti rus Vlladimir Putin dje porositi se Rusia e mban të drejtën e saj që t’i mbrojë interesat e tyre në Ukrainë, ndlrsa kryeministri Dmitrij Medvedev deklaroi se për Moskën, Viktor Janukoniç edhe më tej është president i vendit.
Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, i cili sot në Gjenevë u takua me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun, deklaroi se Moska do ta mbajë ushtrinë e saj në Krime derisa nuk tejkalohet situata aktuale politike në Ukrainë, me qëllim që të mbrohen interesat e Rusisë dhe rusëve të Krimesë nga “ultranacionalistët ukrainas”.
Categories