Rusia është vendi evropian me numrin më të madh të muslimanëve. Vlerësimet flasin për një numër ndërmjet 16,5 dhe 20 milionë njerëzve.
Vetëm në Moskë jetojnë më shumë se dy milionë muslimanë, ndërsa për ta problem paraqet fakti se në kryeqytetin rus ka vetëm disa xhami.
Prandaj, veçanërisht për Bajrame, namazi falet nëpër rrugë. Kështu, në vitin 2011, në rrugët e Moskës, namazin e Bajramit e kanë falur rreth 80.000 njerëz, dhe kjo fotografi e përshkoi botën anembanë.
“Në Rusi jetojnë 20 milionë muslimanë ose rreth 18 përqind e popullatës së përgjithshme. Ne mulsimanët jemi rusë, nuk jemi nga Arabia Saudite, as nga Irani, as nga Afrika, e as që kemi ardhur nga Hëna. Paraardhësit tonë kanë jetuar këtu, në Rusi, me mijëra vite. Ne kemi dhënë shumë trima për këtë vend. Edhe pse u përkasim feve të ndryshme, ne jemi vëllezër në shumëçka, kemi një atdhe”, deklaroi para do kohësh muftiu kryesor i Rusisë, Talgat Taxhudin, duke kërkuar që në stemën e Rusisë, përveç kryqit, të vendoset edhe gjysmëhëna. /Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Një njeri i pathyeshëm
next article
Ramazani në Suedi
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago