Interneti 4G ka filluar të përhapet gjithmonë e më tepër në botë, duke bërë që tashmë të mos konsiderohet më si një luks për bizneset, por si diçka e nevojshme.
Pritet që brenda pak viteve, interneti 4G të shndërrohet në standard, të paktën në zonat e mëdha metropolitane. Për përdoruesit e biznesit, të cilët punojnë shpesh gjatë ditës me internetin në pajisjet e tyre mobile, ky është lajm shumë i mirë.
Gjatë vitit të kaluar, PCWorld zhvilloi në SHBA një sondazh kombëtar lidhur me shërbimet wireless për të krahasuar shpejtësitë 3G të secilit operator telefonik. Por sa të rëndësishme janë realisht këto ndryshime në shpejtësi?
Në qoftë se po lexoni një e-mail, apo navigoni pak në ueb nga smartfoni apo tableti juaj, ndoshta nuk dallohet shumë diferenca. Ose, ajo mund të mos ketë shumë rëndësi. Megjithatë, kur vjen puna tek të bërit e gjërave produktive nga një pajisje mobile, atëherë 4G është dukshëm më i nevojshëm se 3G.
Koha është para, dhe të jesh i aftë të punosh në mënyrë më efiçente, u jep përdoruesve një avantazh strategjik mbi konkurrentin.
Le të marrim një shembull. Imagjinoni një përdorues mobile i cili përpiqet të shkarkojë në tablet një prezantim prej 100 MB që i ka dërguar një klienti i tij. Përmes një rrjeti 3G do të duheshin afërsisht 15 minuta, ndërsa përmes një rrjeti 4G/LTE do të duheshin më pak se dy minuta.
Audio streaming apo video conferencing në 3G mund të rezultojnë me cilësi të ulët (për shembull videot ngjajnë ndonjëherë si të ndara me pixel). Në një rrjet 4G ato nuk do të ngecnin dhe do të dukeshin më të qarta e më mirë të degjueshme. Sigurisht, performanca edhe në 4G varet nga operatori telefonik dhe afërsia nga kulla.
Prandaj bizneset kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi të veçantë adaptimit të rrjetit 4G. Lidhja në 4G nuk konsiderohet më si luks, por si diçka e nevojshme. Së shpejti do të kalojmë edhe në rrjetet 5G, por për momentin le të presim ardhjen e 4G në të gjithë botën.
previous article
Maqedonasit në panikë nga shtimi i shqiptarëve
you might also like
5 days ago
6 days ago