Fotografitë vijuese janë bërë prej mërgimtarë të cilët jetojnë në Chicago, dhe janë faturat për parno dhe rrymë.
Në banesë jeton familje katër-anëtarëshe dhe te fotografitë janë treguar faturat për muajin dhjetor-janar.
Sipas fotografive, ata në muaj për energji elektrike paguajnë një shumë prej 69,89 dollarë, ndërsa për parno – 104,40 dollarë. Familja jeton në ndërtesë me madhësi prej 170 m2 ndërsa të ardhurat mujore arrijnë deri 6.000 euro. Harxhimet për energji elektrike dhe parno arrijnë vetëm 3 përqind prej rrogës së tyre.
faturaa500
faturab500
Për dallim prej tyre, një familje mesatare në Maqedoni jeton në banesë prej 60 m2 dhe paguan rrymë prej 1500 deri 3000 denarë, parno prej 2000 deri 3000 denarë.
Për mazhorancën e familjeve pagesa e energjisë elektrike dhe parno arrin deri 50 përqind të përfitimeve të tyre mujore sepse të ardhurat e tyre mujore nuk arrijnë më shumë se 500 euro./kurir/