Çmimin “Poeti shqiptar i vitit 2014” këtë vit e mori Salajdin Salihu, ndërsa çmimin “Përkthyesi i vitit 2014” e fitoi Hysen Sinani. PEN Albania, ndau edhe çmimin “Mirënjohje për vepër jetësore dhe karrierë letrare”, i cili iu nda Natasha Lako-s; çmimi “Mirënjohje për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare” iu dha Sabri Maxunit – Novosella dhe çmimi “Mirënjohje për promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në botën akademike” shkoi për Prof. Emil Lafe.
Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve nga Qendra P.E.N e Shqipërisë, u zhvillua të shtunën, në sallën ‘Tefta Tashko’ të Ministrisë së Kulturës, aktivitetin vjetor ku shpall çmimet PEN Albania 2014, dhe promovon krijimtarinë letrare të autorëve shqiptarë, përkatësisht, Mërgim Osmani, ( Vjenë – Austri).
Promovimi i veprave të autorëve shqiptarë, mbështetet në programin që Qendra P.E.N e Shqipërisë ka për promovimin e librave në gjuhën shqipe, pavarësisht kufijve gjeografikë dhe vendeve ku jetojnë autorët e tyre, duke respektuar kështu të drejtën themelore të gjuhës e cila është e garantuar nga karta e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, parime mbi të cilat mbështetet puna e P.E.N. International, (Organizatë Ndërkombëtare për Shkrimtarët, me zyra në Londër) e cila ka status bashkëpunimi me OKB, UNESCO,etj).
Categories