Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Hamdi Salihi ka  qenë protagonisti kryesor në Superkupen e Kinës në futboll duke shënuar dhe duke dhënë asist për gol.
Në fakt, ekipi i tij Jiangsu Sainty ka bërë befasi duke rrëmbyer trofeun e superkupës nga ekipi favorit Guangzhou, trajner i së ciëes është strategu italian Marcelo Lipi.
Në fakt shqiptari ishte i pari që zhbllokoi rezultatin, që në minutën e 19-të  të takimit. Vetëm 9 minuta më vonë ai dha një pasim të shkëlqyer për bashkëlojtarin e tij Krivets për ta thelluar rezultatin në 2:0.
E gjitha çfarë arritën të bënin kundërshtarët ishte që të shënonin golin e nderit, por kjo nuk mjaftoi që të merrnin trofeun e superkupës së Kinës.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Salihit, gjithashtu edhe goli i dytë i tij për ekipin e ri Jiangsu Sainty që kur u transferua nga skuadra amerikane DC United.
Kujtojmë se golin e parë Salihi  e ka shënuar ditë më parë në Ligën e Kampionëve të Azisë.