Një scooter electrik me një rrotë i cili mund të arrijë një shpejtesi deri ne 80 km ne ore. Motorri i quajtur Rajno, mund te parkohet kudo, pasi eshte mjaft i vogel, dhe mund te evitoje edhe trafikun me te renduar pasi me te mund te manovrosh mjaft lehte.
Rajno peshon vetem 57 kg. Ideja per ta prodhuar motorrin Rajno erdhi nga e bija e Presidentit te firmes, Chris Hofman ne 2009-en, ne SHBA. Ajo kish pare dicka te ngjashme ne nje loje ne kompjuter tek po luante dhe i kerkoi te atit t’ia ndertonte qe te mund te shkonte ne shkolle perdite.
Kjo shpikje e re kerkon me pak se nje ore per te mesuar ta ngasesh, e megjithate kalimtaret qe e shohin te gjithe mendojne se sapo ka dale nga ndonje video game dhe se ai qe po e drejton ka aftesite e nje performuesi cirku. Nuk ka ende nje cmim per kete shpikje te re, pasi pritet te dale ne gusht te ketij viti por supozohet se do te kushtoje mbi 4000 dollare. Pervec faktit qe nuk e demton ambjentin sepse nuk funksionon me lende djegese por me elektricitet, ai ka teknologjine vete-balancuese qe ben qe ai qe e nget te mos bjere, ndryshe nga disa motorra klasike. /albeu.com/
Categories