Drejtori i sigurisë në PayPal, Michael Barret, në konferencën e IT-së Interop ka deklaruar se fjalëkalimet dhe PIN kodet kanë qenë funksionale për një kohë të kufizuar. Ai shpreson se kodet e sigurisë online do të ndryshojnë, për tu kombinuar me një teknologji të re e cila është një përzierje e identifikimit të softuerit me harduerit.
So president i Fast Identity Online Alliance (FIDO), organizatës e cila synon të bëjë kombinimin efektiv të softuerit (fjalëkalimeve) dhe harduerit (USB-ve dhe skanerëve me shenja të gishtërinjëve) për identifikim të përdoruesve online.
Ekzekutivi i PayPal nuk ka sugjeruar se kjo teknologji do të adaptohet nga kompania në të cilën ai punon, edhe pse ka thënë se përdorimi i këtij lloji të ri të fjalëkalimeve do të fillojë së shpejti.
Mirëpo, me sa duket kjo do të bëhet nga vet FIDO, dhe pajisjet e bazuara në teknologjinë e propozuar nga kjo organizatë, dhe se fjalëkalimet e para të këtij lloji do të prezantohet gjatë këtij viti.
Edhe pse nga shumica dërrmuese, ndryshimi i mënyrës së vendosjes së fjalëkalimeve shihet si një progres i rëndësishëm, pyetja që mbetet është; se sa shpejtë njerëzit do të mësohen me mënyrën e re të vendosjes së fjalëkalimeve të reja, të cilat do të kërkojnë veprime të reja nga përdoruesit. /Portalb