Me fillimin e vitit akademik, FRI – dega në Shkup shfrytëzoi nga rasti për të realizuar një aktivitet shumë të rëndësishëm studentët e rinj. Këtë të shtunë, në ambientet e Forumit Rinor Islam u realizua takimi i hapur me temë “Si të përgatitemi psikologjikisht për studime?”, ku fjalën kryesore e kishte profesori Musa Musai.
Profesori foli mbi koncepte të ndryshme të unit dhe idealeve, duke e ndërlidhur me vetërespektin, ku shpjegoi: “Vetërespekti është pjesa emocionale e personalitetit, ajo e cila ju përmbush me energji. Për të pasur një personalit tuajin asnjëherë mos u frikësoni nga ajo kush jeni. Mos e krahasoni veten me të tjerët dhe mos e lejoni të tjerët të ju krahasojnë”.
Në vijim ai shpjegoi rëndësinë e aftësive tona në përcaktimin e idealeve, në këtë formë inkurajoi pjesëmarrësit të synojnë lart, ngaqë aftësitë tona biologjike dhe psikologjike janë të shumta. Këtu ai përkujtoi edhe premtimin Kuranor, që Zoti nuk ngarkon askënd përtej kapaciteteve të tij.
Shkup, 15 tetor 2022