Categories
Lajme FRI

Së shpejti, FRI me projektin "Eureka" bashkë me filloristët e Shkupit

Sfidat e kohës bashkëkohore për edukimin dhe përgaditjen arsimore të mirëfilltë të të rinjëve, është arsyeja që Forumi Rinor Islam në Shkup sjell projektin konkret për ndryshim pozitiv.

PËRSHKRIMI

Fjala “Eureka” që ka kuptimin e zbulimit pas një kërkimi të gjatë, konkretisht zbulimin e potencialeve të nxënësve pas trajnimeve që do ti ndjekin.

Dobësimi i fuqisë potenciale tek të rinjtë dhe pasojat, mungesa e vetëdijes për rëndësinë e edukimit, rrezikshmëria e rrjeteve sociale dhe informimi në mënyrë të pavarur, janë disa nga sfidat kryesore dhe më të rënda që gjeneratat në vijim – sidomos nxënësit e shkollave fillore, po ballafaqohen. Për këtë shkak, prezenca e një projekti reformues për të rinjtë e shkollave fillore është parë si një nevojë e obligueshme nga ana e Forumit Rinor Islam – Shkup.

Paraqitja e rrugës së arritjes drejt edukimit shembullor dhe ndihma e ofruar drejt arritjes së qëllimit është synimi bazë i ndryshimit. Krijimi i një gjenerate profesionale në sferën e tyre dhe aftësimin në drejtime të ndryshme, zhvillimin e personaliteteve në shkallë të udhëheqjes, krijimi i një kulture të zgjeruar, posedimi i njohurive të ndryshme dhe njohja e fuqisë së brendshme janë qëllimet kryesore që kanë nevojë nxënësit filloristë dhe duhet të përmbushen për rritjen dhe formimin e një rinie të arsimuar.

Ky projekt synon zhvillimin dhe ngritjen e gjeneratave më të reja të shkollave fillore sipas parimeve dhe vlerave qe çdo herë kanë qenë dobiprurëse dhe dëshmuese për përparim. Pjesë përbërëse e këtij projekti do të jenë edhe:

 Trajnime interaktive, do të realizohen në info qendrën e FRI-së. 
 Grupet kreative që nxënësit do të kenë mundësinë për të dhënë ide krative për moshatarët e tyre.
 Vizitë vendeve dhe institucioneve kolurore edukative: do të realizohen vizita qendrave edukative, muze, kalaja e Shkupit, çarshia e vjetër dhe Komuna e Çairit.
 Aktivitete sportive: futboll, volejboll, pikniqe dhe alpinizëm.

Forumi Rinor Islam – Shkup me projektin “Eureka” planifikon të realizojë disa takime me nxënës të shkollave fillore të cilët ndjekin mësimet në kalsën e IX dhe që kanë suksesin e shkëlqyeshëm, gjegjësisht trajnime interaktive me trajnues të profileve të ndryshme, edhe atë me psikolog, sociolog, edukatorë dhe studentë të cilët janë të diplomuar dhe trajnuar në disa drejtime të ndryshme.

Temat të cilët janë paraparë që të elaborohen me nxënësit e këtyre shkollave fillore janë të përzgjedhura dhe do të ligjërohen disa prej këtyre temave :

 Karriera e edukimit
 Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm
 Zgjedhja e profesionit të duhur 
 Varësia e rrjeteve sociale përballë suksesit tënd
 Vetja jote në të ardhmen
 Si të kesh influencë në shoqëri
 Vetëbesimi si sekret i udhëheqjes 
 Ambienti, pasqyrë kulture
 Kultivimi i leximit dhe debateve për lartësim intelektual
 Qarkullimi në komunikacion
 Higjiena personale
 Ndihma e parë

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT
• Kthimin e vlerave të kulturës edukative tek nxënësit
• Nxitjen e motivit për sukses
• Ngritjen e cilësisë së arsimit
• Ngritja e vetëdijesimit tek të rinjtë
• Ngritjen e nivelit të edukimit dhe sjelljes 
• Rregullimin e raporteve nxënës-mësimdhënës
• Zgjidhjen apo tejkalimin e krizave rinore
• Përmirësimi i gjendjes aktuale
• Uljen e varshmërisë nga rrjetet sociale.

Exit mobile version