Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj zhvilloi një takim me kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçajn.
Veliaj, pasi përshëndeti procesin e zgjedhjes së Bruçajt në krye të komunitetit, i shprehu mirënjohje paraardhësit të tij, Selim Muçës. Pas takimit, Veliaj tha për mediat se në fokus të tij ishte Xhamia e Namazgjasë.
“Jemi në fazë negociatash me pronarët e truallit dhe jemi duke pritur që së shpejti të nisë ndërtimi i saj”, tha ministri Veliaj. Gjithashtu, ai u shpreh se qeveria do të ndërmarrë një tur jashtë vendit për promovimin e tolerancës fetare që ekziston në vendin tonë.
“Bashkë me 6 krerët e besimeve në Shqipëri do të ndërmarrim një tur në kryeqytetet europiane për të promovuar integrimin e Shqipërisë dhe për t’ua treguar këto çdonjërit që është skeptik për vendin tonë”, tha Veliaj. Ai vlerësoi si të çmuar kontributin që ka dhënë feja myslimane në historinë e vendit.
/Shekulli Online/
Categories