Në qytetin e Koçanit është luajtur finalja e kupës së Maqedonisë në futboll të vogël, me ç`rast fituese është shpallur ekipi i Universitetit të Evropës Juglindore nga Tetova, pasi që me rezultat 5:3 ka mundur skuadrën tjetër finaliste, “Crna Reka” nga Kavadari.
Golashënues për SEE University ishin Samir Ramadani, Sadam Saiti , Altin Alija (2) dhe Ismet Ceka. Ndërsa Golashënues për ekipin e “Crna Reka” ishin Goran Popov , Gjorgje Nikollovski dhe Dime Zllatev.
Skuadra shqiptare, e udhëhequr nga trajneri Afrim Jonuzi, në asnjë moment nuk është dorëzuar para ekipit të “Crna Reka”, duke fituar trofeun e saj të parë në finalen e dytë në Kupën e Maqedonisë. / Portalb
Categories