Më 13 Korrik 2013, Sektori i Femës pranë FRI-së, Dega në Kumanovë filloi aktivitetet për muajin Ramazan.
Fillimi i aktiviteteve u bë me fillim e ligjëratave që janë paraparë të mbahen në disa fshatra të rrethit të Kumanovës.
Ligjëratat filluan në fshatin Vaksincë dhe temën “Agjërimi dhe dobitë” e shtjelloi ligjëruesja Sadete Sulejmani.
Pas katër viteve mungesë, në këtë fshat sivjet Sektori i Femrës i riktheu ligjëratat për femra, dhe ky rikthim ishte shumë i mirëpritur nga ana e tyre.
Ligjëratat në këtë fshat dhe nëpër fshatra tjerë do të vazhdojnë deri në fund të muajit Ramazan.
Tags :
Fri