Më 19.07.2013, Sektori i Femrës pranë FRI-së Dega në Kumanovë, organizoi ligjëratë në fshatin Sllupçan të Kumanovës.
Për temën “10 ditët e faljes të muajit Ramazan”, ligjëroi ligjëruesja Shefije Mamuti.
Përveç anëtareve dhe aktivisteve të Sektorit që morën pjesë, ishin të pranishme edhe një numër mjaft i madh gra dhe vajza të reja, ku të gjitha u ndanë mjaft të kënaqura nga ligjërimi dhe ligjëruesja.
Në përfundim të tribunës, nga udhëheqësja e programit u bë me dije se Sektori vazhdon me realizimin e aktiviteteve të rradhës gjatë Muajit Ramazan, dhe për të pranishmet u shpërndanë fletushka.
Categories