Më 13 janar 2015, ditë e martë, në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”, Sektori i Femrës – Dega në Shkup, organizoi mbrëmjen studentore “Kam fituar me të rinjtë (hadith)”.
Programi u hap me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së, znj. Esma Sherifi Kurti, e cila njoftoi të pranishmet për aktivitetet që organizon Sektori i Femrës në kuadër të kësaj fushate.
Prezentimet e kësaj mbrëmje ishin “Si u arrit suksesi me të rinjtë gjatë historisë” (Isra Lika) dhe “Si të bëhemi rinia që sjell fitoren” (Rabie Jahja).
Pjesa artistike e mbrëmjes u mbush me disa ilahi interpretuar nga korri “Rejjan”.
Poashtu, pjesë e programit të kësaj mbrëmjeje ishin edhe shpallja e fitueseve nga konkursi për poezi dhe për mësimin përmendësh të 40 haditheve të Imam Neveviut. Që të dy konkurset ishin hapur kur filloi fushata “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”.
Në konkursin për poezi u shpërblyen tri vendet e para, kurse në konkursin e dytë katër vendet e para.
Pjesë përmbyllëse e programit të kësaj mbrëmje ishte shpërblimi i pjesëmarrëses e cila para të pranishmeve tha dhjetë hadithe të Profetit Muhamed (alejhi selam). Ishte ky një kuiz shpërblyes që u shpall aty për aty.
Aktiviteti në fjalë për të dytën herë me rradhë organizohet nga Sektori i Femrës – Dega në Shkup gjatë fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
10 years ago
previous article
Aktivitete të fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)” u organizuan edhe në Tetovë
next article