Forumi Rinor Islam – Sektori i Femrës, Kumanovë organizoi piknik njëditor, të dielën, më 01 mars 2015.
Pikniku u realizua në Kodrën e Diellit – Tetovë dhe morën pjesë anëtare e aktiviste nga Kumanova.
Karakteri i piknikut ishte më shumë rekreativ, por nuk mungoi edhe pjesa edukative. Të pranishmet patën rastin të dëgjojnë edhe një ligjëratë nga Sumeja Peza (teologe), në të cilën foli për sinqeritetin në punë e shoqëri si dhe për dashurinë për hir të Allahut.
DSCN0492

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam