Më datë 25 maj Sektori i Femrës pranë FRI organizoi piknik një ditor në Qendrën rekreative-sportive Saraj.
Në këtë piknik morën pjesë anëtare të Sektorit të Femrës nga degë e Shkupit dhe Tetovës.Njëherit pjesëmarrëset patën rastin të dëgjojnë një ligjëratë nga teologia e mirënjohur Sumeja Peza.
Gjithashtu pjesë e piknikut ishte edhe pjesa rekreative dhe sportive.Njëherit këto lloj aktivitete do të vazhdojnë të realizohen edhe në të ardhmen nga degët tjera ku ky sektor vepron .

Pikniku ne Saraj  (1)
Pikniku ne Saraj – Sektori i Femrës pranë FRI-së

 
Pikniku ne Saraj  (3)
Pikniku ne Saraj – Sektori i Femrës pranë FRI-së

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam